LAJMI I FUNDIT:

Jim Carrey refuzon të bëjë ‘selfie’ me fansat dhe ka një arsyetim interesant për këtë

Jim Carrey refuzon të bëjë ‘selfie’ me fansat dhe ka një arsyetim interesant për këtë
Jim Carrey (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

‘Selfiet’ me fansat mund të duken si përditshmëri për të famshmit, mirëpo jo të gjithë pajtohen me këtë. Jim Carrey është nga ata që refuzojnë të realizojnë fotografi të tillë, ndërsa ka disa arsye mjaft interesante për këtë vendim.

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, 57-vjeçari ka thënë se nuk i pëlqen të ndalet për fotografi, sidomos kur është fjala për ‘selfie’.

“Kam hequr dorë nga përpjekjet për të qenë diçka për dikë para shumë kohësh. Nuk mendoj se ekziston ndonjë përgjegjësi për t’i kënaqur të gjithë”.


Të gjitha lajmet nga Jim Carrey
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jim Carrey

“Nuk jam i pasjellshëm me njerëzit, mirëpo më shumë do të më pëlqente t’u thosha ‘përshëndetje’ dhe ‘si jeni’ dhe ‘çfarë po bëni’ sesa të bëj një selfie”, ka thënë aktori.

Jim Carrey (Foto: Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

Ndërsa, në pyetjen se cila është pakënaqësia e tij lidhur me ‘selfiet’, Carrey shprehet: “Sepse ‘selfiet’ e ndalin jetën”.

Duke vazhduar për këtë temë, ai ka theksuar: “Shkon (bën mimikën e fytyrës), ‘eeehh’. Pastaj e publikon në Instagram duke u dhënë njerëzve ndjenjë të rrejshme të rëndësisë”.

“Të gjithë kanë qenë shumë entuziastë për Steve Jobs, por unë e paramendoj në ferr duke ikur nga demonët që kërkojnë selfie”, ka deklaruar Carrey.

Kjo veti e Jim përfshihet në listën e gjërave interesante që nuk pëlqejnë aktorët. Së fundmi është raportuar se Keanu Reeves nuk pëlqen t’i prekë apo përqafojë fanset e tij gjatë fotografimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Kalo në kategori