LAJMI I FUNDIT:

Jill e shoqëroi me Bidenin në udhëtimin e parë zyrtar: Stil efektiv për shëtitje romantike!

Jill e shoqëroi me Bidenin në udhëtimin e parë zyrtar: Stil efektiv për shëtitje romantike!
Foto: Profimedia

Ky veprim i Zonjës së parë të Amerikës ka marrë simpatinë e publikut

Joe Biden është nisur në udhëtimin e parë të tij në vizitë ushtarëve të plagosur në qendrën mjekësore Walter Reed, ndërsa Zonja e parë Jill Biden (69) e ka shoqëruar të dashurin e saj me puthje romantike në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.


Për t’i përshëndetur, çiftit iu desh t’i hiqnin maskat e tyre mbrojtëse, ndërsa Jill Biden tregoi se ka një shije mode edhe me këtë rast, transmeton Telegrafi.

Derisa ishte duke shëtitur me bashkëshortin e saj dorë për dore, ishte e veshur me fustan të bardhë nga kadifeja të gjatë deri te gjunjët, si edhe xhaketë ngjyrë të kaltër, ndërsa mbi supe e kishte pallton e zezë.

Ajo stilin e ka plotësuar me një shall rreth qafës dhe me maskën mbrojtëse ngjyrë të zezë e kishte kombinuar me atë të cilën e bartte edhe Joe Biden.

Gjithashtu kishte zgjedhur çizme ngjyrë të zezë me thembra bllok, një model të cilin shumica e femrave e bartin nga sezoni në sezon.

Kjo pjesë e këpucëve i jep secilit kombinim një dozë elegance dhe në të njëjtën kohë ka një thembër të qëndrueshme, kështu që këmbët tuaja nuk do t’ju dhembin gjatë ecjes në to. /Telegrafi/