Ish-menaxherët biznesorë të Johnny Depp kanë bërë të ditur se aktori bën një jetë tejet ekstravagante saqë shpenzon dy milionë euro në muaj, këtu përfshihen shpenzimet që i bën për pronat e shumta të tij, posedon 45 vetura luksoze, 70 kitara të shtrenjta dhe ka një apetit tejet të madh për verën.
Depp i ka akuzuar menaxherët e bizneseve të tij në dhjetor të vitit 2016 për keqmenaxhim, mospagim të tatimeve, se kanë bërë huazime të paautorizuara dhe kanë bërë mbipagesa për sigurim dhe shërbime të tjera që i kanë kushtuar dhjetëra miliona dollarë duke i shkaktuar telashe financiare. Me këtë rast, ai ka kërkuar dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh.
Dhe në kuadër të kundërakuzës, menaxherët e tij kanë përmendur mënyrat ekstravagante të jetesës së aktorit që i kanë kushtuar shumë shtrenjtë.
Sipas The Hollywood Reporter, Depp ka shpenzuar 75 milionë euro për të siguruar, rinovuar dhe furnizuar 14 rezidencat e tij anekënd botës. Në këtë listë përfshihet vila prej 13.5 milionë dollarësh në jug të Francës, pastaj ishujt në Bahamas, disa shtëpi në Hollywood dhe një apartament luksoz në Los Angeles. Ai posedon edhe një fermë kuajsh në Kentucky, ndërsa të gjitha pronat e përmendura kanë staf të plotë që paguhen për punët që i kryejnë.
Aktori ka shpenzuar miliona euro edhe në veturat luksoze. Ai posedon plot 45 automjete të tilla.
Depp ka pasur një jaht jashtëzakonisht luksoz, të cilën ia ka shitur autorit të “Harry Potter”, JK Rowling, për 25 milionë euro.
Në periudhën 2007-2008, ai bleu pesë apartamente nën kulm në ndërtesën Eastern Columbia në Los Angeles. Që atëherë, 53-vjeçari i ka shitur dy prej tyre për 12.78 milionë euro.
Depp refuzon të fluturojë me diçka tjetër, pos aeroplanit privat dhe vetëm për udhëtimet e tija mujore shpenzon 200.000 dollarë në muaj.
Ai ka po ashtu koleksione të stolive të shtrenjta që shpesh i mban me vete. Përmendet një rast kur Depp kishte hyrë në një dyqan stolish dhe ka dalë jashtë me një manshetë diamanti në vlerë prej 400.000 dollarësh.
Aktori ka shpenzuar shumë miliona dollarë duke blerë koleksione të rralla dhe të shtrenjta hollivudiane, në mesin e tyre gjësende që i kanë poseduar Marilyn Monroe dhe Marlon Brando gjatë jetës së tyre. Po ashtu, Johnny ka blerë edhe vepra të shtrenjta artistike.
Punëtorët në rezidencat e tij dhe stafi i sigurimit i kushtojnë Deppit plot 300.000 dollarë në muaj. Për më shumë, ai ka shpenzuar rreth 10 milionë dollarë ndër vite duke i ndihmuar financiarisht miqtë, familjarët dhe disa prej punonjësve të tij.
Këtu përfshihen shpenzimet për jetën e motrave të tij dhe nënës së ndjerë. Ai i kishte blerë nënës një shtëpi shumëmilionëshe në Hollywood dhe shpenzonte 35.000 dollarë në muaj gjatë kohës sa ajo ishte e sëmurë.
Po ashtu, Depp kishte themeluar një studio muzikore për një shok të tij të fëmijërisë që i ka kushtuar katër milionë dollarë.
Ndoshta shpenzimi më i veçantë i tij janë pesë milionë dollarët që i ka shpenzuar për të përmbushur ëndrrën e mikut të tij, Hunter S. Thompson, për t’ia shpërndarë hirin në mënyrë shumë të veçantë mbi Aspen të Colorados, pas vdekjes së shkrimtarit në vitin 2005. /Telegrafi/
Sa i përket sjelljeve gjatë realizimit të filmave, është thënë se aktori ka shkaktuar probleme gjatë xhirimeve të vazhdimit të ri, “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, duke pirë shumë dhe duke u vonuar në xhirime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA
New York Post publikon foto lakuriq të Melanias, gruas së Donald Trump (Foto +18)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos