Philippe Mexes ka befasuar të gjithë teksa ka lajmëruar pensionimin nga futbolli aktiv.

Tani ai dëshiron të jetë një baba i përkushtuar dhe t’i rikthehet standarit normal të jetës.


GettyImages 450224639 (Getty Images)

“Kam ardhur në atë pikë që të di se çka është nevojë dhe çka esenciale. Duhet të largoja vetën nga gjërat e panevojshme”.

GettyImages 52188660 (Getty Images)

“U riktheva në jetën reale pa u vënë re. Nuk jam Zidane, Totti apo Thuram, dua të jem thjesht një njeri i zakonshëm. Unë tani dërgojë fëmijët në shkollë, futboll, i bëjë detyrat së bashku me ata”, ka thënë Mexes në një intervistë për France Football.

GettyImages 1805623 (Getty Images)

“Nuk ndihem mirë. Kam dhimbje në gju, edhe pse kisha një vit para, vendosa t’i jap fund. Mund të luaja ndoshta edhe dy vite në një nivel të mirë, por nuk doja t’i mashtroj njerëzit”.

Tani francezi dëshiron të distancohet nga futbollit, por nuk përjashton mundësinë e përfshirjes në të ardhmen.

GettyImages 73810432 (Getty Images)

“Është pasion, por jo obsesion. Shikoj futboll nga shtrati, ose kur fëmijët luajnë. Do provoj t’i jap të rinjve atë që futbolli më ka dhënë mua”, ka shtuar Mexes.

Francezi gjatë karrierës luajti për Auxerre, Roma dhe Milanin. /Telegrafi/

GettyImages 480671188 (Getty Images)

telegrafi sport app