Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) janë bërë homazhe për rep-artistin e njohur, DMX.

Familjarë, miqtë dhe kolegët e tij u panë në Qendrën Barclays, për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit, shkruan Mirror.


50-vjeçari shkaktoi tronditje tek komuniteti i muzikës hip-hop, disa prej të cilëve ishin të pranishëm në përkujtimin e tij.

0 Memorial Service Held For Rapper DMX

Para ngjarjes, rrugët ishin mbyllur dhe korsitë ishin të kufizuara për të lehtësuar udhëtimin ceremonial.

Ceremonia filloi me një video të reperit - emri i vërtetë I të cilit është Earl Simmons - dhe vajza e tij u shfaq në ekran.

0 Celebrity Sightings In New York City April 24 2021

Një kor më pas interpretoi disa këngë përpara disa fjalimeve të përzemërta nga fëmijët e tij.

Kujtojmë se DMX ndërroi jetë pasi pësoi sulm në zemër për shkak të overdozës. /Telegrafi/

0 Rapper DMXs life and legacy remembered during moving memorial service