Jesy Nelson ka ndarë një përditësim të ndjerë me ndjekësit e saj nga spitali, ku po qëndron prej fundit të marsit pas një operacioni urgjent për të shpëtuar binjakët e saj.

Këngëtarja e njohur, 34 vjeçe, është diagnostikuar me sindromën e rrallë TTTS (transfuzion binjak-në-binjak), një gjendje serioze që mund të rrezikojë jetën e foshnjave në një shtatzëni me binjakë identikë.


Pas ndërhyrjes mjekësore të suksesshme, Jesy është këshilluar të qëndrojë në spital deri sa të arrijë javën e sigurt të shtatzënisë, për të shmangur rrezikun e lindjes së parakohshme.

97182463 14600225 Jesy Nelson shared a baby update from her hospital bed as she ga m 13 1744395849401

Në një video të fundit në TikTok, ajo ndau me fansat disa nga produktet që e kanë ndihmuar gjatë shtatzënisë, duke treguar edhe barkun e saj pa strija.

Ajo theksoi se rekomandimet ishin të sinqerta dhe jo të sponsorizuara, duke përmendur një vaj trupi nga Clarins, një hidratues nga Fat Cow dhe pizhame të rehatshme për gratë shtatzëna.

97182459 14600225 image a 51 1744394918781

Jesy dhe partneri i saj, Zion Foster, kanë kaluar një histori të ndërlikuar dashurie, me ndarje dhe pajtime të shumta.

Por tani, ata po përballen së bashku me këtë sfidë të madhe, me shpresën që gjithçka të shkojë mirë për të dy binjakët. /Telegrafi/

97183487 14600225 And in a new TikTok video Jesy showed some of her favourite prod m 14 1744395863589