LAJMI I FUNDIT:

Jessica Alba duket shumë trendi, në një kombinim në dukje të papajtueshëm për mëngjeset e vjeshtës

Jessica Alba duket shumë trendi, në një kombinim në dukje të papajtueshëm për mëngjeset e vjeshtës
profimedia

Jessica zgjodhi tuta të lehta ngjyrë livande, një pallto gri të deri në gju me bel dhe një palë këpucë të bardha të thella

Është një kombinim shumë i pazakontë, pasi palltoja është tejet elegante, ndërsa atletet janë një klasike kanavace që zakonisht lidhen me veshje më pak strikte, transmeton Telegrafi.

Mirëpo atletet e “zbutën” efektin e palltos, ndaj Jessica arriti një stil shumë më komod, sepse bashkë me nuanca të shndritshme të pjesëve të veshjeve ka zgjedhur këpucë të bardha.

Përveç kësaj, është një çantë e bardhë dhe e madhe me yje të zinj, krejtësisht praktike për daljet familjare.

Kombinimi i një palltoje dhe atleteve nuk shihet aq shpesh në muajt e vjeshtës, por ky kombinim mund të duket i mrekullueshëm. Nuk është çudi që i shohim gjithnjë e më shpesh me pallto dhe zakonisht vishen me xhinse.

Megjithatë, Jessica tregoi se edhe një pallto mund të jetë pjesë e një veshjeje tipike sportive, nëse ngjyrat zgjidhen me kujdes!

/Telegrafi/