I është dhënë lamtumira e fundit ish-anëtarit të labelit Babastars, Albert Krasniqit.

Biznesmeni dhe miku i afërt i estradës shqiptare u përcoll për në banesën e fundit pak çaste më parë.


Ai u varros në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Screenshot 10 4 Foto: Screenshot/Facebook

Ceremonia e varrimit është zhvilluar me një numër të madh njerëzish, ndërsa në mesin e tyre e pranishme ka qenë Besa Gashi, me të cilën raportohet se u nda pak muaj më parë.

Gjithashtu, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij të ngushtë ishte edhe reperi Skivi.

Albert Krasniqi ndryshe është privuar nga jeta ditën e djeshme (e mërkurë), teksa dyshohet se dorasi ishte babai i tij, Skënder Krasniqi.

Screenshot 11 2 Foto: Screenshot/Facebook

Avokati i këtij të fundit në një deklaratë për media theksoi se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht. /Telegrafi/

143509837 103176558356990 8195807413370964364 n Foto: Screenshot/Facebook

Screenshot 13 3 Foto: Screenshot/Facebook