LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira e fundit Agim Llukës

I jepet lamtumira e fundit Agim Llukës

Në varrezat e qytetit të Pejës, familjarë e miq të shumtë, i dhanë sot lamtumirën e fundit Agim Llukës.

Pas një sëmundje të shkurtër, ai ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 60-vjeçare.


Agim Lluka ishte ndër drejtuesit më të spikatur të segmenteve të Korporatës Dukagjni, përfshirë edhe RTV Dukagjinin.

Roli i Agimit mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës.

Pas luftës ishte ideator i themelimit të Radio Dukagjinit.

U shqua si mbështetës i librit me shtëpitë botuese, ombrellë e korporates.

Ai do të mbetet në kujtesë për zellin, kontributin e madh dhe urtësinë e dëshmuar për dekada./Telegrafi/