Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Burime të sigurta brenda Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit bëjnë të ditur se drejtoresha tashmë ka dhënë dorëheqje, por pa bërë publike motivet.


Mësohet se ajo letrën e dorëheqjes tashmë ia ka dorëzuar kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj me drejtoreshën, por që deri në publikimin e këtij lajmi nuk është përgjigjur. /Telegrafi/