LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez shpjegon mesazhin fuqizues pas performancës së saj në “Super Bowl”

Jennifer Lopez shpjegon mesazhin fuqizues pas performancës së saj në “Super Bowl”
Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Tom Pennington/Getty Images/Guliver)

Ylli botëror, Jennifer Lopez, e ka thyer rekordin me performancën e saj në “Super Bowl” të vitit 2020.

Është e vështirë të besosh që vetëm një javë më parë ajo dhe Shakira e mbyllën atë në Miami me një shfaqje epike, surpriza të mëdha për mysafirë si dhe deklarata të fuqishme politike dhe shumë më tepër.

Pavarësisht shfaqjes ikonike, disa njerëz nuk ishin të kënaqur me të. Shumë pohuan se shfaqja nuk ishte miqësore për fëmijët dhe ishte tejet e ekzagjeruar.


Jennifer Lopez performoi bashkë me vajzën e saj, Emme në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, J.Lo po e bën të qartë se mesazhi që qëndron pas performancës së saj ka për qëllim fuqizimin e femrave të reja.

Aktorja e “Hustlers” shpjegoi se ajo dëshironte që performanca e saj në gjysmë të kohës të ishte gjithashtu domethënëse dhe e veçantë për vajzën e saj 11-vjeçare, Emme Maribel Muñiz, e cila iu bashkua asaj dhe Shakiras në skenë atë të dielë.

Jennifer Lopez (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ishte një moment i mahnitshëm për ne”, tha ajo për E!News gjatë ceremonisë së “Film Independent Spirit Awards”.  “Mesazhi ishte me të vërtetë për femrat dhe Latinët që të ngrisnin zërin. Dhe duke mos pasur frikë të dilnin për vetes tuaj”.

“Jo vetëm vajzën time, por për të gjitha vajzat e vogla në atë skenë … [është] të jemi krenarë për atë që  jeni, të flisni vetë, të dini tuaj”, ka thënë Lopez. “Ky ishte mesazhi. Unë mendoj për femrat kudo, ky ishte mesazhi”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori