Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në galanë “An Unforgettable Evening”, ku u shfaq elegante me një fustan të gjatë të zi me dekolte të thellë dhe një xhaketë të zezë klasike.

Ylli 56-vjeçare ndau edhe disa momente nga mbrëmja në rrjetet sociale, përfshirë selfie prapa skenave dhe foto me të ftuar të tjerë.


Gjatë eventit, Lopez i dorëzoi aktoren Kerry Washington Çmimin e Kurajosë për vitin 2026, ndërsa në gala morën pjesë edhe emra të njohur si Sofia Vergara, Kris Jenner, Carmen Electra dhe Demi Lovato, shkruan DailyMail.

Kohët e fundit, Lopez ka folur hapur edhe për jetën e saj personale pas divorcit nga Ben Affleck. Në një intervistë për Nightline, ajo u shpreh se po kalon një periudhë të re në jetën e saj.

“Jam në epokën time të lumtur. Mendoj se, për herë të parë në jetën time, ndihem e lirë; jam vetëm. Dhe ndihem vërtet mirë”, tha Lopez.

Ajo tregoi se pas ndarjes mori një vit pushim për t’u përqendruar te vetja dhe për të reflektuar, duke shtuar se tani ndihet më e qetë dhe më e sigurt në veten e saj. /Telegrafi/