Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez duket se kanë hedhur poshtë zërat për ndarje.

Javën e kaluar, raportimet treguan se 51 vjeçarja dhe ish-profesionisti i bejsbollit, 45 vjeç, kishin përfunduar fejesën e tyre pas disa vitesh së bashku.


Jo shumë kohë më vonë, të dy dhanë një deklaratë për Fox News që thoshte: "Të gjitha raportimet janë të pasakta".

Jennifer Lopez Alex Rodriguez Oscars Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Invision/AP)

"Ne jemi duke punuar nëpër disa gjëra", vazhdoi deklarata.

Vetëm disa ditë më parë, u raportua se Rodriguez udhëtoi për në Republikën Dominikane, ku Lopez aktualisht po xhiron një film.

Në disa fotografi të publikuara nga DailyMail, dyshja shihen duke u argëtuar mjaft shumë me njëri-tjetrin.

Në imazhet e tjera, aktorja e “Hustlers” duket e lumtur kur përshëndetet me A-Rod dhe duke shkëmbyer puthje me të pas mbërritjes në vendin ku po qëndron.

40598308 9373131 All is well Jennifer Lopez and Alex Rodriguez were spotted kissi a 175 1616007968469 Jennifer Lopez e lumtur pas ribashkimit me Rodriguez (Foto: Backgrid)

Një burim pranë revistës People tha se këngëtarja ‘ishte e emocionuar për të parë Rodriguez’, përpara ribashkimit të tyre.

“Ata vërtet po përpiqen t’i kuptojnë gjërat”, shtoi burimi. “Ishte një ribashkim i bukur”.

40598234 9373131 Bliss The 51 year old entertainer appeared to be making the most a 174 1616007968464 Jennifer Lopez e lumtur pas ribashkimit me Rodriguez (Foto: Backgrid)

Raportimi i parë nga Page Six kishte të bënte me atë se Jennifer ka qenë e zënë në Republikën Dominikane për të parë një film, kurse Alex në Miami duke u përgatitur për sezonin e bejsbollit.

Raportimet e fundit po ashtu flisnin për një tradhti të Rodriguez me yllin e “Southern Charm”, Madion LeCroy, gjë që nuk doli të jetë e vërtetë.

Burimi i afërt me Fox News deklaroi se një person i tretë ‘nuk ishte i përfshirë’ në çështjen e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. /Telegrafi/

40598216 9373131 On bended knee He knelt down to Jennifer s level to catch up wit a 180 1616007968821 Jennifer Lopez e lumtur pas ribashkimit me Rodriguez (Foto: Backgrid)

40598204 9373131 Kisses Alex a former professional baseball player played it safe a 181 1616007968823 Jennifer Lopez e lumtur pas ribashkimit me Rodriguez (Foto: Backgrid)