Ajo është gjithmonë në lëvizje.

Jennifer Lopez mori sërish vëmendje me paraqitjen, ndërsa ishte në darkë me bashkëshortin Ben Affleck dhe disa nga fëmijët e tyre në Beverly Hills, Kaliforni.


Këngëtarja e “Let’s Get Loud”, 54 vjeçare, veshi një fustan ngjyrë vjollcë me të verdhë Burberry që ka vlerën e afro 5000 eurove me një rrip Valentino, 650 euro si dhe një palë çizme kafe.

Screenshot 8 29 Foto: Backgrid

Dukjen e kompletoi me një palë rrathë Jennifer Fisher prej afro 200 eurove dhe e mbylli me një çantë të kushtueshme.

Lopez darkoi në The Ivy, një pikë e famshme në Beverly Hills, gjersa u komentua për çantën Hermes Birkin, që kap një vlerë të madhe.

Screenshot 9 25 Foto: Backgrid

Kjo çantë aktualisht është në vlerë mes 30 dhe 40 mijë eurosh.

Affleck nga ana tjetër zgjodhi një paraqitje të thjeshtë, bluzë të bardha e pantallona të zeza.

Screenshot 10 19 Foto: Backgrid

Ylli i “Hustlers” shquhet për paraqitjet me plot stil dhe për linjat e bujshme, pavarësisht moshës. /Telegrafi/

Screenshot 11 28 Foto: Getty Images