LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez ka veshur një kombinim ideal dimëror: Ka kombinuar një pallto të shkurtër gëzofi dhe xhinse

Jennifer Lopez ka veshur një kombinim ideal dimëror: Ka kombinuar një pallto të shkurtër gëzofi dhe xhinse

Ajo kombinon gjërat moderne dhe retro në të njëjtën kohë

Duket njësoj mirë në veshjet elegante dhe glamuroze, por edhe në ato rastësore, të cilat janë ideale për çdo ditë.

Stili i saj është i pamundur të përshkruhet, sepse kombinon gjërat moderne dhe retro në të njëjtën kohë dhe kjo është një nga arsyet pse ajo tërheq gjithmonë vëmendjen.

Këtë e bëri kur u shfaq në Los-Angeles dhe paparacët e fotografuan teksa po dilte nga makina, transmeton Telegrafi.

Jennifer solli kombinimin ideal të dimrit dhe u tregoi shumë femrave si të duken mirë në të njëjtën kohë elegante dhe të relaksuara.

Diva latine kishte veshur një pallto ngjyrë të bardhë, e cila mund të vishet në disa raste dhe për t’u ndjerë rehat gjatë shëtitjes nëpër qytet, Jennifer ka zgjedhur xhinset.

Nga aksesorët e modës, ajo mori një çantë dhe syze ngjyrë bezhë dhe e rrumbullakoi gjithçka me një palë vathë floriri.

/Telegrafi/