Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj, Ben Affleck, u panë duke hipur në një avion privat në Los Angeles të shtunën.

Ylli i “Marry Me”, 53-vjeçare dhe aktori i Hollywoodit, 50-vjeç, zgjodhën stilin ndërsa përgatiteshin për një ditë udhëtimi emocionues.


Çifti së fundmi ka mbajtur një ceremoni mahnitëse para familjes dhe miqve të ngushtë në shtëpinë e Ben në Georgia, dhe tani kanë vazhduar të fokusohen në karrierën e tyre dhe ndërtimin e jetës së bashku.

63264339 0 image a 1 1665267402207 Jennifer Lopez (Foto: Rol/X17online.com)

Këngëtarja dukej elegante teksa doli nga një makinë para se të shkonte drejt avionit privat.

Ajo veshi një bluzë të bardhë me një jakë të mprehtë që përbëhej nga një zbukurim me lule në pjesën e sipërme.

Jennifer shtoi një palë xhinse blu të gjera për pak komoditet për udhëtimin e saj.

63264329 0 image m 4 1665267710923 Ben Affleck (Foto: Rol/X17online.com)

Aktorja mbante sipër një xhaketë rozë të lehtë për ta ndihmuar të qëndrojë ngrohtë në temperaturat e ulëta të vjeshtës.

Për të kompletuar pamjen, Jennifer kishte mbathur një palë taka me platformë në ngjyrë kremi, stil May Jane. Flokët i kishte të ndara në mes dhe natyrshëm i rridhnin pranë shpatullave.

Beni gjithashtu veshi një ansambël në modë, të përbërë nga pantallona të bardha së bashku me një triko të thjeshtë.

63264337 0 image a 5 1665267937856 Jennifer Lopez (Foto: Rol/X17online.com)

Aktori ka shtuar sipër një xhaketë sportive ngjyrë gri dhe ka zgjedhur të veshë një palë atlete bardh e zi, Nike.

Beni po ashtu u fotografua duke mbajtur një pije freskuese në dorën e majtë për të qëndruar i hidratuar përpara ditës së ngarkuar.

63264331 0 image a 11 1665268671577 Ben Affleck dhe Jennifer (Foto: Rol/X17online.com)

Dyshja e famshme duket se po e shijon jetën bashkëshortore përkundër angazhimeve në punë.

Ata tani kanë pesë fëmijë, duke përfshirë tre fëmijët e Benit, Violet, Seraphina dhe Samuel dhe binjakët e Jen, Emme dhe Max. /Telegrafi/

63264333 0 image a 12 1665268732717 Ben Affleck dhe Jennifer (Foto: Rol/X17online.com)