Jennifer Lopez dukej tipike elegante të shtunën teksa vizitoi një tjetër pronë rezidenciale me të fejuarin Ben Affleck.

Artistja e muzikës e rritue në Bronx, 52 vjeçe, u mbështjellë me një triko të gjatë ngjyrë kremi të thurur, shkruan DailyMail.


Ben e plotësoi dukjen e nuses së tij të ardhshme, i veshur me një këmishë të zezë dhe një xhaketë xhaketë ngjyrë bezhë ndërsa ata vazhduan të kërkonin një shtëpi të përshtatshme për familjen në Los Angeles.

jen1 1

Dyshja u pa në një ballkon teksa shikonin një shtëpi që ishte në ndërtim e sipër.

Jennifer i kishte lidhur flokët e saj në stilin bisht, teksa kishte vendosur një palë vathë dhe disa rrathë.

jen2 1

Mamaja e dy fëmijëve kishte vënë pak makijazh në fytyrën e saj, i cili karakterizohej kryesisht nga buzë me shkëlqim.

Çifti kanë rihyrë në treg për të blerë një shtëpi pasi marrëveshja e tyre e mëparshme për një banesë prej 55 milionë dollarësh (50.8 milionë euro) dështoi.

jen3 1

Ditët e fundit dyshja kanë bërë ndalesa në lagjet Bel-Air, Beverly Hills dhe Holmby Hills ndërsa po kërkojnë për rezidencën e tyre të ëndrrave.

Të martën, çifti i sapofejuar u pa në një pronë masive prej 165 milionë dollarësh (152.5 milionë euro), e cila dikur ishte në pronësi të manjatit televiziv Aaron Spelling.

jen4 1

Këto kërkime për blerjen e një shtëpie të re, vijnë pasi marrëveshja e tyre për një pronë prej 55 milionë dollarësh (50.8 milionë euro) në Bel-Air dështoi, sipas TMZ.

Ndërsa nuk dihet se çfarë i bëri yjet të tërhiqeshin nga blerja e pronës së fundit, ata që atëherë kanë qenë duke vizituar shtëpi shumë më të shtrenjta në të njëjtën zonë.

jen5 1

Lopez detajoi fejesën intime të saj dhe Affleck në një buletin të shpërndarë në faqen e saj të internetit.

"A keni imagjinuar ndonjëherë se ëndrra juaj më e madhe mund të realizohej?", ka shkruar ajo në postimin e saj. “Natën e së shtunës, ndërsa isha në vendin tim të preferuar në tokë (në banjën me flluska), dashuria ime e bukur u gjunjëzua në njërin gju dhe i propozoi martesë”, tha Lopez.

jen5 2

“Më zunë krejtësisht në pakujdesi dhe thjesht e pashë në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë duke u përpjekur fort të kuptoja faktin se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri, unë mbeta fjalë për fjalë pa fjalë dhe ai tha: ‘Është një po?’ - Unë thashë PO, sigurisht që është një PO”, shkroi tutje këngëtarja e hitit “In the mornging”.

“Unë po buzëqeshja aq shumë dhe lotët po më rridhnin në fytyrë, duke u ndjerë kaq tepër e lumtur dhe e plotë. Nuk ishte asgjë e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë...vetëm një natë e qetë e së shtunës në shtëpi, dy njerëz që premtonin se do të ishin gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz shumë me fat. Kush mori një shans të dytë për dashurinë e vërtetë”, shtoi Jennifer.

jen6 1

“E gjelbërta ka qenë gjithmonë ngjyra ime me fat dhe tani, me siguri, do të jetë gjithmonë”, theksoi artistja.

jen7 1

Në fillim të kësaj jave, ajo ndau një lajm emocionuesm e fansat e saj në Instagram.

Lopez njoftoi se një dokumentar për jetën e saj do të publikohet në platformën Netflix këtë verë. /Telegrafi/

jen8 1