Jennifer Lopez del pothuajse e zhveshur në skenë dhe “ndez” publikun: Përgjigjja e saj i lë pa fjalë kritikët

Paraqitja e guximshme e Jennifer Lopez hap debat për stilin, ndërsa ajo përgjigjet me vetëbesim
Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka reaguar ndaj kritikave se vishet tepër provokuese për moshën e saj dhe se shpesh zgjedh veshje të guximshme për paraqitjet në skenë.
A e ndikojnë kritikat? Mesa duket jo. Kush ka menduar se reagimet negative do ta ndalojnë, është gabuar.
Në një koncert në Las Vegas, ajo u shfaq me një kostum shumë provokues, një triko dantelle që zbulon më shumë sesa mbulon. Për të ruajtur kufijtë, kishte veshur poshtë një bodi me detaj tanga, duke e bërë këtë një nga paraqitjet e saj më të guximshme deri më sot.
Nga skena, ajo iu përgjigj kritikave me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Pyesin pse vishem kështu?”, duke treguar drejt trupit të saj.
Reagimet në rrjetet sociale këtë herë kanë qenë kryesisht pozitive. Në profilin e TMZ në Instagram, shumë komentues theksojnë se Jennifer Lopez duket në formë të shkëlqyer dhe se secili duhet të vishet ashtu si ndihet mirë.
Disa madje sugjerojnë se kritikat shpesh vijnë nga xhelozia: “Njerëzit mund ta urrejnë, por të gjithë do të donin të dukeshin kështu në këtë moshë”, “Vishet kështu sepse mundet”, “Duket fantastike”, janë disa nga komentet që dominojnë, transmeton Telegrafi.
Edhe dizajnerët e njohur e kanë pranuar prej kohësh këtë stil, duke mos e konsideruar problematik. Mënyra se si vishet një veshje e guximshme është po aq e rëndësishme sa vetë veshja, ndërsa kufiri mes provokimit dhe teprimit shpesh varet nga këndvështrimi i publikut.
Jennifer Lopez edhe më herët gjatë këtij viti, po në Las Vegas, ka reaguar ndaj kritikave për stilin e saj. Ajo është shprehur se shpesh qesh me komentet që dëgjon, duke ironizuar edhe pyetjet për mënyrën si pozon apo si vishet.
“Pse vishet gjithmonë kështu? Pse nuk vishet sipas moshës?” – janë disa nga kritikat që ajo ka përmendur, për t’u përgjigjur më pas me humor dhe vetëbesim.
Mesazhi i saj është i qartë: secili ka të drejtë të vishet si dëshiron dhe të ndihet mirë në trupin e vet. /Telegrafi/




















































