LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston praktikon tri ushtrime për një linjë të mirë të trupit! Nuk zgjasin shumë dhe e shtrëngojnë trupin

Jennifer Aniston praktikon tri ushtrime për një linjë të mirë të trupit! Nuk zgjasin shumë dhe e shtrëngojnë trupin

Në fund ajo djersiti dhe dha këshilla

E famshmja Rashel nga seriali “Friends”, më saktë aktorja Jennifer Aniston (55), ka treguar se çfarë bën herët në mëngjes të hënën dhe çfarë e ndihmon të duket në formë në dekadën e saj të gjashtë.


Ajo mund t’i atribuojë meritat një grupi ushtrimesh që i bën me gjithë zemër.

Në videon që ka shpërndarë pak më parë, Jennifer Aniston ekuilibron me galiç dhe ngritje këmbësh, bën vrapim në dysheme dhe shtytje, të gjitha me pesha në këmbë, transmeton Telegrafi.

Aniston përfundon stërvitjen e saj rigoroze në tapet duke thënë: “O Zoti im… I di ato ditë kur thjesht nuk dëshiron ta bësh? Thjesht duhet ta bësh”, thotë ajo në video.

Më parë, Jennifer i ka bërë një problem të madh vetes me ushtrimet e tepërta. Pas kësaj, ajo ndërpreu ushtrimet me “shumë përsëritje”. Sot ajo është mesatarisht aktive në aktivitet fizik dhe kujdeset mirë për një ushqim të shëndetshëm.

“Më duhet të bëj 45 minuta kardio ose nuk do të bëj një stërvitje të mirë, është e frikshme. Unë besova në të për kaq shumë kohë. Thjesht e shkatërrova trupin tim”, ka treguar më parë Jennifer për “British Vogue”, së cilës një terapist i ka vënë në dukje faktin se po e tepronte.

Aktorja këshillon stërvitjen tre herë në javë, nga një orë. Ajo e mban gjithmonë nën kontroll dietën e saj, duke e nisur ditën me ujë të ngrohtë me limon dhe më pas duke konsumuar vezë me avokado ose tërshërë me të bardhë veze të rrahur për mëngjes. Ajo pi rregullisht proteina dhe mediton çdo ditë.

Shikoni në video se çfarë ushtrimesh praktikon Jennifer Aniston:

Telegrafi/