LAJMI I FUNDIT:

A jeni gati për ngjyrën portokalli? Zgjidhni nuancën që shkon më së miri me karakterin dhe tenin tuaj

A jeni gati për ngjyrën portokalli? Zgjidhni nuancën që shkon më së miri me karakterin dhe tenin tuaj

Disenjatorët botërorë na e kanë propozuar atë për vjeshtën, në të cilën gati hymë, ndërsa ju takon juve të zgjidhni nuancat dhe ta vishni atë në mënyrë efektive

Shumë gra do të thonë se portokallia është diku afër fundit të ngjyrave të tyre të preferuara, sepse është shumë agresive, agresive, “e pakrahasueshme” me pjesën tjetër të gardërobës, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, edhe nëse nuk ndjekin verbërisht trendet e modës, vështirë se do të jenë në gjendje të anashkalojnë portokallinë në muajt e ardhshëm. Portokallia është një ngjyrë e suksesshme për vjeshtën 2021.

Nëse e adhuroni ngjyrën portokalli, atëherë vishuni njëngjyrëshe, nga koka te thembrat me këtë ngjyrë dhe nuk do të gaboni. Fustan më i shkurtër apo më i gjatë, kostum, pantallona…

Fustani ngjyrë portokalli i rri i mrekullueshëm një vajze me trup të formuar në mënyrë të përsosur.

Ky model mund të vishet në vjeshtë me një xhaketë dhe në dimër me gëzof.

Nëse nuk ju pëlqen portokallia, merrni detajin. Çdo gjë mund të jetë e theksuar. Megjithatë, nëse doni ta ndiqni me maturi këtë trend, atëherë zgjidhni pjesë të modeluara vetëm me njërën nga ngjyrat portokalli, ose ndonjë “detaj” të modës së përmasave të mëdha, siç është rripi, harqet rreth qafës, çanta…

Dhe, më e rëndësishmja, mos hezitoni ta kombinoni me ngjyra të tjera. Këtë sezon, ajo shkon mirë me blu, rozë, të kuqe dhe bordo.

/Telegrafi/