LAJMI I FUNDIT:

Sa e rrezikshme aq edhe romantike, kombinimet e rëndomta të J.Lo që e vënë në qendër të vëmendjes

Sa e rrezikshme aq edhe romantike, kombinimet e rëndomta të J.Lo që e vënë në qendër të vëmendjes
(Foto: GC Images)

Edhe në veshjet më të rëndomta, bukuroshja e famshme duket si një diva e vërtetë.

Qoftë duke shkuar në palestër, një dalje natën, në tepihun e kuq, thjesht duke ecur apo duke bërë punët e përditshme – Jennifer Lopez është gjithmonë e përsosur.


Me fustan transparent dhe dekolte të shprehur, J.Lo u kujdes të ishte në qendër të vëmendjes në mbrëmjen gala
Lexo po ashtu Me fustan transparent dhe dekolte të shprehur, J.Lo u kujdes të ishte në qendër të vëmendjes në mbrëmjen gala
(Foto: GC Images)

Kur shkon në palestër, vesh tuta apo dollakë dhe atlete, kështu që atëherë është më e relaksuar, por për këtë arsye zgjedh kombinime efektive për raste të tjera.

(Foto: Bauer-Griffin/GC Images)

Së fundmi ajo ka tentuar t’u fshihet paparacive që e ndjekin duke vendosur kapuç dhe syze dielli dhe ka treguar figurën e saj të tonifikuar me dollakë.

Ajo u fotografua edhe duke bërë blerje për festat e ardhshme, kur kishte veshur një fustan të gjerë dhe dukej e adhurueshme.

(Foto: Bauer-Griffin/GC Images)
Jennifer Lopez tregon anën e saj elegante, por edhe Benn nuk ka mbetur prapa: Ai zgjedh ngjyrat e ndezura
Lexo po ashtu Jennifer Lopez tregon anën e saj elegante, por edhe Benn nuk ka mbetur prapa: Ai zgjedh ngjyrat e ndezura

J.Lo ka mahnitur edhe në rrugët e Los Angelesit duke u shfaqur me një kombinim ngjyrë hiri – një ngjyrë që do të jetë një hit i plotë këtë sezon. Ajo kombinoi pantallonat me një këmishë të bardhë klasike dhe një pulovër të shkurtër dhe e kompletoi dukjen me atlete dhe një çantë dore.

(Foto: Bauer-Griffin/GC Images)

Dhe këto ditë, më së shumti flitet për paraqitjen spektakolare me gjoksin e ekspozuar dhe veshjet efektive. /Telegrafi/

(Foto: BackGrid)