Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë festuar fejesën e tyre duke bërë një turne në Evropë në mega-jahtin e themeluesit të Amazon, prej 500 milionë eurosh.

Por të premten, çifti shijoi qetësinë e të qenit përsëri në tokë, kur morën rrugën për në restorantin Giorgio Baldi në lagjen Santa Monica të Los Angelesit.


Bezos, 59 vjeç, tregoi aftësitë e tij xhentëlmenësh duke ndihmuar Lauren, 53 vjeçare, të zbriste nga makina e tyre, pranë hyrjes së restorantit italian.

74745741 12447787 image a 6 1693036806064 Foto: Backgrid

Duke e mbajtur për dore, biznesmeni miliarder më pas e përcolli mbi trotuar, për të shkuar në restorantin e stilit të lartë.

Bezos thuhet se i propozoi Sanchezit të martohej me të, ndërsa ishte në bordin e super-jahtit të tij të ri, Koru, në maj, sipas Town & Country.

74745315 12447787 Romantic Jeff Bezos and fianc Lauren S nchez enjoyed a romantic  a 1 1693036679243 Foto: Backgrid

Ish-prezantuesja e “Good Day LA” tregoi gjithashtu sensin e saj të modës me taka me majë të hapura, teksa mbante një çantë elegante "clutch".

Vetëm në javët e fundit, Bezos kishte jetuar në jahtin e tyre, përgjatë bregut të Amalfit të Italisë, i cili njëherësh ishte mikpritës i një sërë yjesh dhe elitash të tjera të pasura nga e gjithë bota.

74745317 12447787 Gentleman The Amazon founder helped his lady out of their car an a 3 1693036679349 Foto: Backgrid

Disa nga të ftuarit përfshinin: Bill Gates, Wendi Murdoch, Leonardo DiCaprio, Kris Jenner dhe shumë njerëz të tjerë të profilit të lartë. /Telegrafi/

74745313 12447787 Stylish couple The television personality wore a summer ready mi a 4 1693036679377 Foto: Backgrid