LAJMI I FUNDIT:

Javornik: Pres që BE të hap kapitujt për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut

Javornik: Pres që BE të hap kapitujt për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Zoran Zaev sot priti delegacionin e grave të Partisë Socialiste Evropiane (PSE) dhe Forumit të Gruas të Partisë Socialdemokrate të Sllovenisë të udhëhequr nga Mija Javornik, nënkryetarja e grave të PSE dhe sekretarja e përgjithshëm e Forumit të Grave të Socialdemokratëve të Sllovenisë.

Në takim, siç deklarojnë nga qeveria, morën pjesë Ministrja e Drejtësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale, Renata Deskoska dhe Mila Carovska, deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit Frosina Tashevska-Remenski dhe kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë dhe këshilltar për kulturën në kabinetin e kryetarit të Qeverisë së RSM-sëm Cvetanka Llaskova.

Kryeministri Zaev i informoi mysafirët për çështjet aktuale politike në vend dhe ndryshimet që kanë ndodhur viteve të fundit dhe theksoi se politikat e Qeverisë së RSM-së mbështesin përpjekjet për zgjerimin e mundësive për emancipim ekonomik të grave si një kontribut në luftën kundër të gjitha llojeve të diskriminimit.


Mija Javornik theksoi se ajo vjen me urime për arritjet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë në dy vitet e fundit në fushën e rivendosjes së demokracisë, veçanërisht në pjesën e proceseve euroatlantike, duke shtuar se PSE do të jep mbështetje e fortë për Maqedoninë e Veriut në periudhën e ardhshme dhe pret që Bashkimi Evropian të hap kapitujt për negociatat për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori