Kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht të mirë dhe intervale të gjata me diell, ndërsa në disa ditë mund të ketë riga të pakta shiu.

Sipas parashikimeve, reshje të dobëta mund të paraqiten kryesisht të hënën dhe të premten.


Temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 3°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të sillen nga 13°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Ndërkaq sot parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 13 deri në 15°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë. /Telegrafi/