Në të gjitha qendrat e ETC-së në Kosovë, sot zyrtarisht ka filluar java e produkteve vendore me qëllim të afrimit të konsumatorëve me produktet vendore dhe ngritjen e prodhuesve vendor.
Hapja zyrtare e Javës së Produkteve Vendore është bërë në objektin e ETC në Fushë Kosovë, ku pronari i pronari i kompanisë ELKOS dhe ETC, Ramiz Kelmendi tha se ELKOS Grup dhe ETC, ka bërë traditë tashmë mbështetjen e prodhimeve vendore, duke organizuar këto evente.
“Të iu mundësojmë prodhimeve vendore kontaktin vizuel duke qenë të pozicionuara dhe prezantuar si është më së miri dhe duke mundësuar depotizimin direkt me konsumatorin e fundit në mënyrë që të shfrytëzohet potenciale konsumues i qytetarit në funksion të konsumit të prodhimeve vendore. ELKOS Grup dhe ETC qarkullon prodhime vendore diku 80 milionë nga gjithsejtë qarkullimi vjetor që e kemi diku 380 milionë, pra sa herë që kemi organizuar këso evente, konsumi dhe qarkullimi i produkteve vendore në objektet tona është rrit së paku për 10 për qind, kjo tregon se përkundër që ju nxjerrin prodhime të bollshme, mungon marketingu publik“, tha ai.
Sipas tij, prodhuesit sot ballafaqohen me legjislacion diskriminues në raport me prodhimet e rajonit por po shpresojmë që kërkesat e këtyre afaristëve të mbështetet në të ardhmen.
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në hapjen zyrtare të javës së prodhuesve, tha se përveç njerëz të guximshëm nevojitet pushtet qendror dhe lokal që e vlerëson biznesin. “Ne duhet mentalitetin tonë ta ndryshojmë, mentaliteti jonë duhet të jetë mentalitet real i ekonomisë së tregut, të krijojmë kushte më të volitshme për këtë ekonomi të tregut“, ka Mustafa.
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi tha se Prishtinë është ai gjeneratori i zhvillimit ekonomik, ku është vendos fokusi i tyre.
“Zhvillimin ekonomik e kemi paraparë në disa faza ta zhvillojmë në Prishtinë, me qëllim themelor që në katër vite të sjellim investime publike, investime përmes huamarrje dhe investime private në vlerë prej 1.5 miliard euro në katër vitet e ardhshme, e di që është shumë e madhe por është e arritshme. Ne synojmë që 3-4 qind milionë investime publike, t’i kemi zonat ekonomike që tentojmë t’i ndërtojmë afër Prishtinës me disa qindra milion dhe investimet private që do të vinë me një numër të madh të rrugëve publike që kemi plan t’i ndërtojmë“, tha ai.
Ai përmendi që kanë në plan ta themelojnë edhe Fondin e punësimit në mbështetje të ndërmarrësve.
Prodhuesit vendor kanë vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme nga Elkos dhe ETC për ngritjen dhe promovimin e produkteve vendore.
Përndryshe, ELKOS Group filloi punën nw vitin 2005, me Qendrat Tregtare ETC, fillimisht në qytetin e Pejës për të vazhduar shtrirjen edhe në qytete e tjera.
Suksesi i vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve duke servuar çdo herë çmimet më të mira, asortimanin e gjërë, dhe ofertat e shumta kanë bërë që sot ETC të ketë në zinxhirin e saj me 25 Qendra Tregtare ( Kosovë – 21 Qendra, Shqipëri – 1 Qendër, Maqedoni – 2 Qendra dhe Mal të zi – 1 Qendër ). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës