LAJMI I FUNDIT:

Java e Modës në Milano: Ju sigurojmë që s’keni parë kurrë një sfilatë të tillë!

Java e Modës në Milano: Ju sigurojmë që s’keni parë kurrë një sfilatë të tillë!
©SUNNEI

Jo, nuk është një koncert, por pasarela e “Sunnei”, marka që prezantoi koleksionin e vjeshtës për vitin 2023, në një mënyrë shumë të çuditshme

Jemi mësuar që modelet t’i shohim në pasarelë, ama “Sunnei” pati një tjetër ide: Modelet (të cilat nuk ishin profesioniste, por anëtare të stafit) lëshoheshin në rënie të lirë mbi turmën e të ftuarve, si yje rock-u dhe kështu prezantonin veshjet.

View this post on Instagram

A post shared by SUNNEI (@sunnei)

Sigurisht, shfaqja u bë virale dhe pjesa më e bukur ishte se momentet e tilla nuk ishin shkrepur nga fotografët, por nga një kamera e vendosur sipër turmës, nga dizajnerët e modës Loris Messina dhe Simone Rizzo.

Megjithatë, duhet ta pranojmë, fotot ishin fantastike dhe tregojnë se tanimë, moda dhe njerëzit janë një, duke transmetuar energjinë e dhomës dhe modelet që ndonëse nuk ishin profesioniste, sërish dukeshin yje.