LAJMI I FUNDIT:

Java e fundit në Superligën e Kosovës, luhet për Evropën dhe mbijetesën

Java e fundit në Superligën e Kosovës, luhet për Evropën dhe mbijetesën

Elita e futbollit kosovar pritet të përfundojë sot me ndeshjet e xhiros së fundit që do të zhvillohen.

Tanimë gara për titullin e kampionit ka përfunduar, me Prishtinën që edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Kosovës për herë të 11-të në histori të klubit.

Interesant pritet të jetë gara për vendin e dytë në kampionat mes Dritës dhe Ballkanit, pasi kjo pozitë i dërgon skuadrat në garat evropiane.


Drita aktualisht mbanë këtë pozitë me 73 pikë të tubuara, dy më shumë se Ballkani dhe gjilanasit ndeshjen e fundit presin Arbërinë.

Skuadra e Ardian Nuhiut kërkon fitore për Evropë, derisa mysafirët gjithashtu udhëtojnë për fitore, pasi vetëm tri pikët do të bënin që ata të mbetnin në elitë.

Interesant pritet të jetë padyshim edhe në kryeqytet, ku kampioni i ri i Kosovës, Prishtina pret Ballkanin.

Kryeqytetasit luajn pa presion këtë përballje, pasi kanë festë, derisa Ballkani kërkon me çdo kusht tri pikët për të shpresuar në dështimin e Dritës dhe për ta siguruar Evropën.

Ndeshje shumë interesante do të jenë edhe ato për mbijetesë, ku Trepça ’89 pret Drenicën, derisa Llapi takohet me Feronikelin.

Takimi më i qetë pritet të zhvillohet në Brestovik të Pejës, ku Besa e rënë tanimë nga liga pret Gjilanin pa objektiva. /Telegrafi/

Superliga e Kosovës:

E diel – 15:00

Prishtina – Ballkani
Drita – Arbëria
Trepça ’89 – Drenica
Llapi – Feronikeli
Besa – Gjilani

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori