Ylli i Hollywoodit, Jason Momoa, po u bën thirrje njerëzve të mos udhëtojnë në Maui, Hawaii ndërsa zjarret vazhdojnë të bëjnë kërdi në ishull.

Aktori – i cili është me origjinë nga Honolulu – shkoi në faqen e tij në Instagram të premten dhe ua drejtoi mesazhet e tij të reja njerëzve që ende kanë plane për të vizituar rajonin, mes shkatërrimit, shkruan DailyMail.


"Maui nuk është vendi për të kaluar pushimet tuaja tani. Mos udhëtoni në Maui”, ka shkruar ai.

74239195 0 image m 81 1691819927393

"Mos e bind veten se prania jote është e nevojshme në një ishull që po e vuan thellë këtë", tha aktori.

Momoa, 44 vjeç, u kthye në faqen e tij në Instagram të premten për të ndarë videon e shkatërrimit, me mbishkrimin: "Të gjitha ikën".

74239179 0 image a 80 1691819895777

Pamjet e videos janë zemërthyese me një dron që kap rajonin bregdetar të djegur dhe të rrafshuar të Lahaina, i cili është në qarkun Maui.

Klipi shkon në detaje rreth historisë së Lahaina, e cila fillimisht u bë kryeqyteti i Mbretërisë Hawaiian në 1802.

“Duket sikur një bombë u hodh pikërisht në qytet”, shkroi Momoa.

74239181 12399575 Tragic The New York Times is reporting the official death toll t a 191 1691823521778

“Nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur dhe po lutem që të gjithë ata që janë të pagjetur të ribashkohen me familjet e tyre. Kjo është ndoshta fatkeqësia më e keqe që kam përjetuar deri tani. Ndërsa nderojmë kujtimet e së kaluarës së Lahaina, le të rindërtojmë dhe restaurojmë këtë qytet historik", tha tutje ylli i filmave.

Zyrtarët në Maui po raportojnë se zonat e djegura kanë krijuar një situatë toksike, e cila ka të ngjarë të jetë një nga arsyet për mbylljet e vazhdueshme brenda dhe përreth qytetit.

74239199 12399575 Proud Momoa a native of Honolulu has been an advocate of the isl a 195 1691823522097

Zjarri vdekjeprurës tashmë parashikohet të jetë fatkeqësia e dytë më e kushtueshme në historinë e Hawaiit, pas uraganit Iniki në 1992, sipas llogaritjeve nga "Karen Clark & ​​Company".

Deri më tani, të paktën 80 persona kanë vdekur në zjarret në ishullin Maui të Hawait. /Telegrafi/