LAJMI I FUNDIT:

Jashari në Koshare: Kjo ditë na kujton sakrificën dhe çon mesazh se të bashkuar mund të ecim përpara

Jashari në Koshare: Kjo ditë na kujton sakrificën dhe çon mesazh se të bashkuar mund të ecim përpara

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari sot ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Dëshmorët e Koshares” në Koshare.

Në 22 vjetorin e kësaj beteje, nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari tha se përvjetore të tilla kujtojnë sakrificën e të kaluarës dhe japin forcë për të ardhmen.

E sipas tij, mesazhi kryesor që duhet të përçohet është bashkimi dhe unifikimi i gjithë qytetarëve.


“Bëmë homazhe dhe nderime pranë gjithë dëshmorëve duke filluar nga dy prijësit e kësaj beteje Agim Ramadani dhe Sali Çeku. Bëmë nderime pranë secilit varrë. Kjo ditë kujton shumë dhimbje, vuajtje, sakrificë. Kjo ditë kujton se sa e gjatë dhe vështirë me ardh rruga për me ardh këtu. Njëjtën kohë të jep kurajo, forcë dhe mesazh të qartë se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara”, tha ai./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori