Në ditën e dytë të Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është duke u mbajtur akademia përkujtimore kushtuar komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për liri.

Në akademinë përkujtimore e cila është duke u mbajtur në Prishtinë, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje.


“Në emër të familjes Jashari, ju përshëndes të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë akademi. Lavdia dhe nderi qofshin mbi të gjithë ata burra e gra që brez pas brezi derdhën gjakun që ne sot të gëzojmë lirinë”, ka deklaruar ai, përcjell Telegrafi.

Në akademinë përkujtimore janë duke marrë pjesë krerët shtetërorë e personalitete të ndryshme./Telegrafi/

88183294 598609577360574 2145460718403584 n

88331306 281646062806051 1665279230067343360 n