LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të rrisë llogaridhënien e autoriteteve shtetërore

Jashari: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të rrisë llogaridhënien e autoriteteve shtetërore
Foto: Arkiv

Avokati Hilmi Jashari ka thënë se me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të rritet edhe përgjegjësia e autoriteteve shtetërore.

Ai ka thënë se krahas rritjes së përgjegjësisë do të rritet edhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore.

“Është fakt që ngritë në një masë të madhe përgjegjësinë edhe llogaridhënien e autoriteteve shtetërore karshi mekanizmave ndërkombëtar, nëpërmjet sistemit gjyqësor dhe vendimeve që nxjerr Gjykata Evropiane e Strasburgut, të cilat janë obligative të cilat mbikëqyren në ekzekutiv përfundimtar nga ana e komitetit të ministrave e cila gjithashtu është një trup tjetër e veçantë e Këshillit të Evropës që ka detyrë dhe detyrat kryesore mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të Strasburgut”, ka thënë ai. për “Betimi për Drejtësi”..


Jashari, i cili ka ushtuar edhe pozitën e Avokatit të Popullit, thotë se anëtarësimi në KiE do të rriste edhe mbikëqyrjen e nivelit të demokracisë.

Mekanizma të tjerë të rëndësishëm është trupa që kujdeset për mbikëqyrjen e aferave korruptive në shtet përkatëse, duke ndihmu në formën ligjore, administrative, teknike, trajnimeve të përshtatshme etj”, u shpreh ai

Tutje, ai theksoi se mekanizëm tjetër i rëndësishëm është edhe Komisioneri për mbrojtën e lirive dhe të drejtave të njeriut në kuadër të KiE-së, që bënë vlerësimin në baza vjetore të shteteve përkatëse dhe mekanizma tjerë dhe Konventa tjera të rëndësishme, dhe se Kosova do të mbahet përgjegjëse në respektimin e të gjitha këtyre.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj derisa aplikacioni në Strasburg e kishte dërguar kryediplomatja Donika Gërvalla.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori