Nëntëmbëdhjetë vjet pas luftës së lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, në të cilën për lirinë e vendit u flijuan 20 anëtarë të familjes së Shaban Jasharit, familja më me nam në historinë e popullit shqiptar nuk është përtërirë krejtësisht. Murati i Rifatit, Bekimi i Hamzës dhe Lulzimi i Ademit kanë 15 fëmijë. Besohet se 20-vjetori i Epopesë së Jasharëve do ta gjejë “të plotë” familjen Jashari
Ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga lufta e lavdishme e Jasharëve me policinë dhe me ushtrinë e shtetit të Serbisë, e cila kishte zgjatur 3 ditë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 familja më me nam në historinë e popullit shqiptar ende nuk është përtërirë krejtësisht. Murati i Rifatit, Bekimi i Hamzës dhe Lulzimi i Ademit kanë 15 fëmijë, 9 djem dhe 6 vajza. Më i madhi fëmijë është Feridja e Bekimit të Hamzës, e cila tani ka mbushur 16 vjet, ndërsa më e vogla është Arsea e Lulzimit të Ademit, vetëm 6-muajshe. Në luftën e cila ndryshoi historinë e popullit shqiptar të Kosovës, familja e Shaban Jasharit flijoi 20 anëtarë. Në lagjen “Jashari” në Prekaz besojnë se përvjetori i 20-të i Epopesë së UÇK-së do ta gjejë “të plotë” familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Murati përtriu emrin e Shabanit
Në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, për lirinë e Kosovës u flijuan 20 anëtarë të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari: Shaban Jashari (74), Zahide Jashari (74), Zarife Jashari (49), Hidajete Rifat Jashari (18), Valdete Rifat Jashari (18), Igball Rifat Jashari (15), Igballe Rifat Jashari (11), Hamzë Shaban Jashari (47), Feride Jashari (43), Selvete Hamzë Jashari (20), Afete Hamzë Jashari (17), Besim Hamzë Jashari (16), Lirie Hamzë Jashari (14), Blerim Hamzë Jashari (12), Fatime Hamzë Jashari (9), Blerina Hamzë Jashari (7), Adem Shaban Jashari (42), Adile Jashari (40), Fitim Adem Jashari (17), Kushtrim Adem Jashari (13).
Për 19 vjet në familjen e Shaban Jasharit janë lindur 15 fëmijë, disa nga të cilët tashmë janë rritur dhe janë pjesë e historisë së familjes Jashari. Ata ndihen krenarë që i takojnë kësaj familjeje dhe që kanë trashëguar emrat e atyre që u flijuan për çlirim nga sundimi shekullor. Edhe 5 fëmijë të tjerë i “mungojnë” kësaj familjeje mitike që të arrijë aty ku ishte me numër të anëtarëve të familjes në fillim të marsit të vitit 1998.
Në familjen Jashari janë marrë vesh që secili prej tyre, Murati, Bashkimi, Bekimi dhe Lulzimi t’ua pëtrijnë emrat, secili anëtarëve të familjes së ngushtë. Në këtë mënyrë, Murat Jashari ka përtërirë emrat e gjyshit të tij, Shabanit, të gjyshës Zahides dhe të nënën së tij, Zarifës. Shabani junior tashmë është rritur dhe ai i vijon mësimet në shkollën që mban emrin e Shaban Jasharit. Në shkollën “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt i vijojnë mësimet edhe fëmijët e tjerë të Jasharëve, në mesin e të cilëve edhe Zahidja dhe Zarifja.
Ndërkaq, Bashkimi, djali tjetër i Rifat Jasharit, i cili edhe me bashkëluftëtarët e tjerë që nuk iu ndan Adem Jasharit edhe duke luftuar në kullë më 5, 6 dhe 7 mars, Bilall e Ragip Jashari, kishte arritur ta shpërthejë rrethimin dhe të dalë i gjallë nga kulla, ka përtrirë emrin e vëllait të tij, Igballit, ndërkohë që dy djemve të tjerë ua ka lënë emrat Bardh, përkatësisht Yll.
Emrin e Hamzës e pëtriu Bekimi
Në luftën e përgjakshme të fillimmarsit të vitit 1998, Hamzë Jashari, djali i tretë i Shaban Jasharit, i cili njihej me strategji luftarake, ka rënë në fushën e betejës me gruan dhe shtatë fëmijët e tij, do të thotë vetë i 9-ti. Ka shpëtuar mrekullisht vajza tij Besarta, e cila kishte rrëfuar gjithë tmerrin e tri ditëve të luftës. Sipas rrëfimit të saj, në ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës u granatuan shtëpitë. E pa që e vrarë ishte gruaja e komandantit Adem Jashari, Adilja.
Besarta ka thënë se ajo ishte vrarë tek shkallët e njërës prej shtëpive, pasi që ajo kishte shkuar për ta marrë municion në katin e tretë të shtëpisë ku i kishin dhomat e mbushuara me armatim. Në mbrëmje të kësaj dite Ademi, Kushtrimi dhe Igballi i mbushnin karrikatorët dhe i bënin gati. Në ditën e dytë të sulmit mbi familjen Jashari, respektivisht më 6 mars të vitit 1998, në mëngjes kishin rifilluar granatimet nga forcat serbe. Nga granatat e shumta mbi familjen vriteshin anëtarët e familjes Jashari, por familja rezistonte me të madhe. Dhe më 7 mars, siç ka thënë Besarta, kishte rënë edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.
Djalit të Hamzës, Bekimit, i kishte ardhur në jetë një vajzë, të cilës ia kishte lënë emrin e nënës së tij, Ferides. Feridja tani ka mbushur 16 vjet dhe ajo është nxënëse e gjimnazit, i cili mban emrin e babait të saj, Hamzë Jashari. Me lindjen e djalit më të madh, i cili ka ardhur në jetë pas Ferides, Bekimi ia ka pëtrirë emrin babait të tij, Hamzës, i cili shkon në shkollën emrin e së cilës e mban gjyshi i Bekimit, Shaban Jashari. Bekimi ka edhe dy djem të tjerë, të cilëve ua ka lënë emrat e vëllezërve të tij, Besimit dhe Blerimit.
Lulzimi përtriu emrin e Ademit
Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka pesë fëmijë, dy djem dhe tri vajza. Me lindjen e djalit të madh, ai e ka përtërirë emrin e babait të tij, Ademit, të njeriut që themloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të cilën e komandoi deri në rënien e tij, më 7 mars. Djalit të tij të dytë, i cili ka vetëm dy vjet, ia ka lënë emrin e vëllait të tij, Fitimit. Vajzës më të madhe ia ka lënë emrin e nënës së tij, Adilës, ndërsa dy vajzat e tjera i ka emërtuar me Adea dhe Arsea, kjo e fundit ka vetëm 6 muaj.
Por familjet tjera të Jasharëve të Prekazit, të cilat humbën anëtarë të familjes në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, tashmë janë plotësuar, e madje edhe e kanë tejkaluar numrin e anëtarëve të familjeve që kishin në fillim të marsit të vitit 1998.
Bilall Jashari, njeriu që nuk iu nda komandantit Adem Jashari deri në rënien e tij, thotë se tani shtëpitë e Jasharëve janë mbushur plot me pasardhës.
“Tjetër është familja e Shaban Jasharit që ka dhënë 20 anëtarë, të gjithë ata që u gjenden aty dhe është vështirë që të plotësohet familja me 20 anëtarë për kaq kohë të pasluftës. Të tjerët e kanë pasur më lehtë, pasi që të gjitha familjet tjera të Jasharëve kanë dhënë 36 anëtarë në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit. Por sigurisht që përvjetori tjetër do ta gjejë edhe familjen e komandantit të plotë, ashtu siç ishte në fillim të vitit 1998, ndoshta edhe do t’i tejkalojë”, thotë Bilalli. Ai ka përkujtuar se rezistenca e Jasharëve ndryshoi rrjedhat e historisë dhe përfundimisht bëri që vendi të jetë i lirë.
“Marsi është muaji më i dhimbshëm, muaj që ka lënë gjurmë të pashlyeshsme në historinë tonë. 5, 6 dhe 7 marsi janë ditët më të rëndësishme të kombit shqiptar, që kanë lënë gjurmë që nuk mund të shlyhen, sepse nuk mund të shlyhen. Këto janë ditët heroike të familjes së madhe Jashari. Pa të dhe pa UÇK-në nuk do të kishte liri për popullin tonë”, thotë mes të tjerash Bilall Jashari. /Zeri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025