LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj pas vendimit të Qeverisë për 50 euro shtesë: Do ta diskutojmë me anëtarësinë dhe do të marrim qëndrim

Jasharaj pas vendimit të Qeverisë për 50 euro shtesë: Do ta diskutojmë me anëtarësinë dhe do të marrim qëndrim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka thënë se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e sektorit publik prej 50 eurove për tre muaj, nuk është realizuar asnjë kërkesë e tyre.

Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ajo që ka deklaruar kryeministri dhe ministri i Financave nuk është bërë në marrëveshje me ta, dhe se në asnjë rast nuk janë konsultuar dhe se nuk janë ulur bashkë në takim.

Ai po ashtu tha se kërkesa e tyre prej 100 euro, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, (për të cilën pretendon që edhe ky Ligj të bëhet në konsultim me ta),  është bërë për të ju ardhur në ndihmë punëtorëve, siç tha ai duke i pa çmimet që po rriten vazhdimisht.


“Por ajo që mund të them për momentin nga komunikimet e para, ajo që ka deklaruar kryeministri, e ministri Murati nuk është bërë në marrëveshje me ne, nuk jemi konsultuar dhe nuk jemi ulur bashk. Është një vullnet i tyre, por nuk është realizuar në këtë rast asnjë kërkesë e jona. Kërkesa prej 100 euro ka qenë në rrugëtimin tonë duke i pa çmimet që po rriten vazhdimisht. Duke pa që Ligji i Pagave mund të vonohet, 100 euro janë një shumë modeste, edhe pse ajo nuk ka ndonjë domethënie shumë të madhe. Por do të ishte një sinjal i qeverisë, që qeveria po mendon për shërbyesit civil, për punëtorët e arsimit, për këta në shërbimet publike, zjarrfikësit, policë dhe të tjerë”, ka thënë ai.

Kryetari i SBASHK-ut tha po ashtu se vendimin e qeverisë do ta diskutojnë me anëtarësinë e tyre dhe do të marrin qëndrim.

“Kjo që ka bërë kryeministri e ka bërë njëanshëm, pa u konsultuar me ne. Do të diskutojmë dhe të marrim qëndrim, por edhe grevistët nuk do të jenë të kënaqur dhe këtë shumë nuk do ta pranojnë. 100 euroshin e kërkuam që të fillojë së implementuari çdo muaj deri të filloj Ligji i Pagave i punuar në konsultime dhe në marrëveshje me ne. Asgjë nuk ka ndryshuar kjo që ka bërë Kurti sot. Por ne do ta respektojmë vullnetin e anëtarësisë, këtë realitet do ta diskutojmë me anëtarësinë përmes kryetarëve që i kemi të nivelit komunal”, tha ndër të tjera Jasharaj.

I pyetur se a do të takohen me presidenten Vjosa Osmani, ai tha: “Po. Fillimisht sot jemi duke u përgatitur që gjërat tona t’i themi në takimin prej orës 15:00 që pritet të mbahet me presidenten, Vjosa Osmani. E pastaj do të diskutohen këto çështje me organet udhëheqëse të BSPK-së, Këshilli grevistë e pastaj me anëtarësinë tonë”.

Jasharaj ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili tha se “Unë nuk dua ta kaloj kryetarin e BSPK e të takoj kryetarët e sindikatave”?

“Kryeministri i ka ikur disi realitetit. Le të takohet për ditë me kryetarin Hykolli dhe ne i gëzohemi. Por në rast kur kemi greva, Bashkimi i Sindikatave duke u konsultuar me federatat anëtare, e cakton Këshillin grevistë qendror dhe pastaj ky Këshill është i obliguar dhe i autorizuar që të përfaqësoj kërkesat e tërë federatave në takimet me institucionet. Ne nuk e mohojmë dhe lutemi e urojmë që kryeministri të ketë takime me Hykollin, se është kryetari ynë. Por në rrethanat e tashme, ai ka obligim sipas Ligjit për organizmin e grevave të takohet me Këshillin grevistë, i cili ka autorizimet nga vet anëtarësia dhe është i zgjedhur nga vullneti i federatave pjesëmarrëse dhe anëtare të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës”, tha ndër të tjera, Jasharaj. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori