LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj, LVV-së për videon: S’dua të flas për cilësinë pa përmbajtje, për videon tjetër ua dërgoj një foto që më pëlqen

Jasharaj, LVV-së për videon: S’dua të flas për cilësinë pa përmbajtje, për videon tjetër ua dërgoj një foto që më pëlqen

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, “falënderoi” Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) që siç u shpreh ai, nuk e kanë harruar në një video të publikuar në ditët e fundit.

Përmes një njoftimi për media, Jasharaj tha se nuk dëshiron të flasë për cilësinë pa përmbajtje të videos së VV-së, por shprehu kritika për fotografinë e tij që kanë përzgjedhur.


“Ata le të vazhdojnë të krijojnë shpifje e rrena dhe t’i kthejnë në video propaganduese, por të drejtën për zgjedhje të foto le të mos ma mohojnë. Nëse nuk kanë kohë duke u marrë me shpifje e rrena të kërkojnë në google, atëherë le të ma dërgojnë një adresë dhe unë u premtoj se për videon tjetër do t’ua dërgoj ndonjë foto timen që më pëlqen.”, u shpreh ndër të tjera ai.

Ai ‘falënderoi’ VV-në që s’e ka harruar atë as në “këtë veprën e fundit “artistike”.

Lexoni reagimin e Jasharajt:

Në vend të reagimit ndaj videos së VV-së – Lëvizje Vetëvendosje, ju faleminderit që nuk më kishit harruar.

Isha personazh edhe në një video tjetër të Vetëvendosjes, por atëherë nuk thashë ndonjë fjalë sepse u mundova ta kuptoj zemërimin e tyre ndaj meje për arsye të grevës dhe paraqitjeve të mija kritike në medie ndaj qasjes së Qeverisë ndaj kërkesave legjitime të grevistëve.

Edhe tani kur publikuan një video tjetër nuk dua të kritikoj e të flas për cilësinë e dobët dhe pa përmbajtje të kësaj video, por dua ta kritikoj regjisorin dhe skenaristin për foton time. Fotoja që kanë përdorë është më e keqja. Unë nuk jam i bukur, por ama ka shumë foto të mijat që janë më të mira se kjo në video. Regjisorin dhe skenaristin i lus me mirësi për një marrëveshje . Ata le të vazhdojnë të krijojnë shpifje e rrena dhe t’i kthejnë në video propaganduese, por të drejtën për zgjedhje të foto le të mos ma mohojnë. Nëse nuk kanë kohë duke u marrë me shpifje e rrena të kërkojnë në google, atëherë le të ma dërgojnë një adresë dhe unë u premtoj se për videon tjetër do t’ua dërgoj ndonjë foto timen që më pëlqen.

Krejt në fund Lëvizje Vetëvendosje ju faleminderit që nuk më kishit harruar as në këtë veprën e fundit “artistike. 

Ndryshe, para tri ditësh, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video e titulluar “Çka ka çka s’ka këto 2 vite?”. “Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika. Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin. Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës. Ka shtet sepse s’ka banda. Ka zhvillim sepse s’ka hajni. Ka vizion sepse s’ka mësymje private. Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari. Ka REPUBLIKË”, është shkruar krahas videos së Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori