LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Askush të mos ndjehet humbës e as fitues që u shty fillimi i mësimit

Jasharaj: Askush të mos ndjehet humbës e as fitues që u shty fillimi i mësimit

Kryetari i SBASHK-ut Rrahaman Jasharaj i kënaqur që është shtyrë viti i ri shkollor për dy javë.

Jasharaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se askush nuk duhet të ndihet humbës apo fitues që mësimi është shtyrë për dy javë.

“Askush nuk duhet të ndihet humbës apo fitues që mësimi është shtyrë për dy javë, pasi mësimi nuk është shtyrë vetëm në Kosovë por edhe në vendet e rajonit”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i SBASHK-ut thotë se MASHT ka bërë një punë shumë të mirë deri më tani dhe ka falënderuar që kanë marrë parasysh edhe kërkesën e tyre për shtyrje të vitit shkollor.

“MASHT ka mundur të barrikadohet në kërkesat për të filluar vitin shkollor por nuk vepruan ashtu. Është mirë që edhe  Ministria e Shëndetësisë edhe prindërit u bënë bashkë dhe u pajtuam që të bëhet kjo shtyrje”.

“Deri më sot nuk është siguruar në shumë shkolla dezinfektues. Nuk janë përgatitur klasat për respektim të distancës sociale”.

Jasharaj thotë se nëse këto dy javë punohet si duhet nga të gjithë së bashku gjendja për kthim në shkolla do të jetë më e mirë.

“Të gjithë të bëjmë përpjekje që me 14 shtator të fillojë viti i ri shkollor, por të fillojë më mirë se tani”, tha ndër të tjera Rrahman Jasharaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori