LAJMI I FUNDIT:

Japonia në gatishmëri ushtarake shkaku i Koresë së Veriut

Japonia në gatishmëri ushtarake shkaku i Koresë së Veriut

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida tha se vendi i tij duhet të jetë në gatishmëri për shkak të Koresë së Veriut, madje edhe pas përfundimit të kremtimit të “Ditës së Diellit” në këtë vend të izoluar gjatë fundjavës.

Deklarata e Kishida-s erdhi pas paradës së madhe ushtarake me rastin e ditëlindjes së 105 të themeluesit të ndjerë të vendit, Kim Il Sung, e cila mbahet sot në Phenian.

Kishida tha se pret ngjarje të ngjashme në Korenë e Veriut gjatë muajit prill dhe ka shtuar se “ka mundësi që të ndërmarrin veprime në rrethana të tilla”.


Koreja e Veriut ka dhe një festë tjetër të madhe ushtarake, dhe kjo është më 25 prill, kur forcat e armatosura shënojnë ditën e tyre.

“Japonia duhet plotësisht të jetë e gatshme për ndërmarrjen e masave të ndryshme”, tha Kishida duke mos precizuar se për çfarë masash bëhet fjalë, raporton Anadolu Agency.

Në fund, ai shtoi se Qeveria e Japonisë është në kontakt me dhjetëra mijëra shtetas të saj që jetojnë në Korenë e Jugut dhe se kanë një plan për situata të paparashikuara.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Kalo në kategori