Jankulovksa s’ka përgjigje se ku ishte ”zhdukur” Haki Aziri!

“U parashtroj pyetje konkrete, ku ishte ky person, Haki Aziri, gjashtë ditë rresht. Ti duhet ta japësh atë përgjigje. Gjashtë ditë familja, opinioni nuk e dinin se ku ishte Haki Aziri, ju e arrestuat dhe çfarë ndodhi pastaj, e dërguat në burg sekret, në vikend shtëpizë? Ju sot duhet të prezantoni fakte”, tha Aliu.
“Ne jemi përfaqësuesit e atyre të cilët ju i arrestuat, i baltosët, i njollosët me lloj e lloj dezinformatash... Ti do të japësh përgjigje, ku ishte ky person gjashtw ditë, ti duhet të japësh përgjigje pse gruaja nga Haraçina u rrah në korridor të gjykatës, nga ana e policëve, kush janë ata policë? Kaloj një muaj dhe ti s’ke përgjigje, pastaj njëjtë edhe në burg, çdo ditë po rrihen të arrestuarit”, tha deputeti Aliu, raporton Alsat M.
Por Jankulovska në stilin saj, me ofendime iu përgjigj deputetit Aliu. Ajo tha se MPB-ja ka kryer punën e saj dhe se tani procedura është në duart e prokurorisë dhe gjykatës përkatëse. “Ministria e Brendshme thënë thjeshtë, që të mund të kuptoni, sepse po shoh se asgjë s’po kuptoni, thënë më qartë, procedura para hetimore është kryer dhe në bazë të atij para-hetimi është ngritur padi penale për terrorizëm. Ne nuk kemi arsye të fshehim se kemi siguruar argumente të cilat ia kemi dorëzuar Prokurorit përgjegjës. Ai më pas i ka dorëzuar para gjykatësit dhe ka kërkuar dënimin e personave të dyshuar”, tha Jankulovska.
“Krejt tjetrat janw një hetim i juaj jo i shkathët që të interpretoni, apo gabimisht të lexoni, apo fare të mos lexoni dhe të flisni, ashtu siç e bëni në të shumtën e rasteve”, tha ministrja e Brendshme. /Telegrafi/



















































