LAJMI I FUNDIT:

Jankulloska do të gjykohet ndaras në rastin “Tanku”, për shkak të shtatzënisë së rrezikuar

Jankulloska do të gjykohet ndaras në rastin “Tanku”, për shkak të shtatzënisë së rrezikuar

Për Ish-ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, procedura gjyqësore për blerjen e Mercedesit që kushtoi 600 mijë euro, do të udhëhiqet ndaras. Ajo në seancën e sotme për rastin Tanku nuk erdhi në gjykatë. Avokatët e saj dorëzuan arsyetim mjekësor në të cilin thuhet se ajo është shtatzënë por edhe se bëhet fjalë për shtatzëni të rrezikshme. Prokuroria Speciale kërkoi ndarjen e procedurës.

Kjo nuk u konvenoi të akuzuarve të tjerë në këtë rast, për shkak se siç thanë, do të prishet koncepti i mbrojtjes së tyre dhe kërkuan që PSP-ja të përgatisë një akuzë të re, por gjykata e refuzoi këtë kërkesë.

Në këtë rast, përveç Jankullovskës, akuzohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ndihmësi i ministrit në MPB, Gjoko Popovski. Gruevski sot e fajësoi gjykatën se punon nën presione politike dhe shpejton që të sjellë vendim.


Sot u dëgjua një dëshmitar i palës mbrojtëse. Ish drejtori i Shërbimeve për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, Vase Donevski, i cili u soll nga paraburgimi dhe u morr në pyetje nga avokatët, u përgjigj se vlerë e lartë parash është paguar për automjetet e vjetra të blinduara të qeverisë së atëhershme.

Dy dëshmitarët e tjerë të cilët ishin në listën e palës mbrojtëse, truprojat e Gruevskit, gjykatësja Dobrilla Kacarska, refuzoi t’i dëgjojë për shkak se pasi që i ka parë incizimet nga seancat e mëparshme, ka konstatuar se ata kanë marrë pjesë në ato seancat dhe e kanë ndjekur të gjithë procedurën.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Politikë
Kalo në kategori