LAJMI I FUNDIT:

Janevska: 130 psikologë ofrojnë mbështetje shtesë psikosociale për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit pas tragjedisë në Koçan

Janevska: 130 psikologë ofrojnë mbështetje shtesë psikosociale për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit pas tragjedisë në Koçan

Vazhdimisht po rritet numri i psikologëve të cilët janë të përfshirë në ofrimin e mbështetjes psikosociale për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit pas tragjedisë në Koçan. Javën e kaluar kemi pasur rreth 100 psikologë, këtë javë në rrjetin e psikologëve shkollorë keni 130. Të gjithë ata kanë kryer trajnime të specializuara për përballimin e kësaj situate krize dhe janë aktivë në terren.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në disa shkolla në Shtip, duke informuar se në territorin e kësaj komune janë angazhuar edhe 10 psikologë shtesë në kuadër të institucioneve arsimore.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me disa palë të tjera – UNICEF, Instituti i Psikologjisë pranë Universitetit Kirili dhe Metodi, Oda e Psikologëve dhe Kryqi i Kuq, bëjnë përpjekje për të ofruar ndihmën e duhur psikologjike dhe mbështetjen psikosociale për ata që kanë nevojë, dhe veçanërisht më të rinjve. Menjëherë pas tragjedisë, përgatitëm udhëzime për shkollat, mësimdhënësit dhe prindërit. Ndamë edhe kontakte personale për këshilla dhe biseda telefonike. Kanë qenë të hapura edhe linjat e dedikuara në dispozicion 24/7”, tha Janevska.


Ministrja shtoi se ngjarja shkaktoi trauma në mbarë opinionin, veçanërisht te fëmijët, të cilët, siç tha ajo, nuk duhet t’i lëmë vetëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur

Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur

Lajme
Kalo në kategori