LAJMI I FUNDIT:

Jane Fonda, 82-vjeç, mahniti Oscar-in dhe këdo me flokët e saj!

Jane Fonda, 82-vjeç, mahniti Oscar-in dhe këdo me flokët e saj!

Nata e madhe e Oscar-it, solli si çdo vit momente dinamike edhe nga bota e modës apo bukurisë

Lëmë për pak kohë fustanet dhe tapetin e kuq, për t’u ndalur tek Jane Fonda.

Ylli 82-vjeçar, u shfaq në skenën e madhe për t’i dhënë çmimin filmit më të mirë, “Parasite” me një fustan të 2014-ës që e kishte ricikluar dhe me flokë të shkurtra ngjyrë gri!


Aktorja, gjithnjë është shquar për dukjen e kuruar, por kësaj here ndryshimi i flokëve ka befasuar këdo!

“Kisha nderin të transformoja flokët e aktores legjendare për Oscar 2020! U deshën 7 orë për të bërë këtë ngjyrë. Qëllimi i saj ishte të kishte flokë të argjendtë, për të suprizuar këdo në atë event!”- shkroi parukieri i saj në foton e publikuar në Instagram-in e tij.

Nëse qëllimi i 82-vjeçares ishte të surprizonte njerëzit, ia doli! Twitter-i është dashuruar me flokët gri të Fonda-s që duket se i japin edhe më shumë hijeshi e elegancë se flokët biond me të cilët jemi mësuar ta shohim.

“Flokët e Jane Fonda-s në Oscar po më japin jetë momentalisht!”- shkruan dikush dhe komente të këtij tipi, ishte të panumërt.

Edhe një herë tjetër, ylli i filmave provoi se ia del gjithnjë sipas mënyrës së saj!