James Cordon po planifikon të shesë shtëpinë e tij prej 9.7 milionë dollarësh apo 9.8 milionë eurosh në Los Angeles, pak pas sjelljes që pati ndaj stafit të një restoranti në New York.

Alicia Drake u pa në rezidencën e komedianit në Brentwood të enjten, së bashku me James Harris - dy ditë pasi pronari Keith McNally e largoi atë nga restoranti.


Drake më vonë konfirmoi për DailyMail.com se prona është me të vërtetë në shitje.

Screenshot 12 29 Foto: DailyMail

"Nuk do të jetë në listë - është një shitje private”, tha ajo.

Drake është 'një nga ndërmjetësit e nivelit më të lartë të Westside LA', sipas biografisë së saj në The Agency, e cila gjithashtu thekson përvojën e saj në shitje.

"Ajo është e përkushtuar për të ofruar nivelin më të lartë të etikës, integritetit, shërbimit personal, përfaqësimit profesional dhe ekspertizës teknike, duke siguruar që çdo klient të jetë i emocionuar me rezultatin dhe i rehatshëm gjatë gjithë procesit”.

Screenshot 13 29 Foto: DailyMail

Harris, 38 vjeç, nga ana e tij, tha për DailyMail se ishte në shtëpi për një vizitë dhe shpjegoi se gruaja e tij, Valeria, është shoqe e ngushtë me gruan e producentit të Corden, Julia, 46 vjeçare.

Ai gjithashtu tha se nuk ishte aty për të vlerësuar shtëpinë, me një burim të dytë që tha për DailyMail: “Nuk ka asgjë në të vërtetë. Ishte thjesht një vizitë”.

Screenshot 14 24 Foto: Getty Images

Miqtë e Corden, 44 vjeç, megjithatë, kanë folur më parë për dëshirën e tij për t'u kthyer në vendlindjen e tij në Britani 'për të qenë më afër familjes'.

Corden ndërkohë do të përfundojë xhirimet e serisë së tij të fundit të “Late Late Show” në pranverë.

Screenshot 15 17 Foto: Splash News

I njëjti u largua nga restoranti ditë më pasi, meqë siç u raportua ai kishte probleme me punonjësit disa herë. /Telegrafi/

Screenshot 16 18 Foto: Splash News