LAJMI I FUNDIT:

JAM I ARRATISUR

JAM I ARRATISUR

Poezi nga: Fernando Pessoa
Përktheu: Fadil Bajraj

Jam i arratisur.
Kur u linda
Më mbyllën
Brenda vetvetes.
Ah, ama u arratisa.

Nëse njerëzit lodhen
Duke jetuar në
Të njëjtin vend
Përse s’lodhen së jetuari
Në të njëjtën lëkurë?


Shpirti im po bën
Roje për mua,
Por unë po shtrihem ulët.
A do të më gjej ndonjëherë?
Kurrë, shpresoj!

Të jesh vetvetja do të thotë
Të jesh vetëm i gozhduar
Dhe asgjë më tepër.
Do të jetoj në arrati,
Dhe përnjëmend do të jetoj!

(1931)