Poezi nga: Erica Jong
Përktheu: Irena Dono
Sepse minutat e gjyshes sime
ishin pjekja e tortës me mollë,
dhe mbledhja e grimcave të pluhurit,
dhe lëverdhja e të linjtave
dhe qepjet dhe kindat,
shkokolepsjet e pashmangshme,
unë pothuaj nuk kujdesem kurrë për shtëpinë,
megjithëse më pëlqejnë vërtet shtëpitë
dhe do të doja të kisha një shtëpi të pastër.
Sepse minutat e nënës sime
ishin të zhytura në zhurmërimën
e fshesës elektrike,
sepse ajo kërcente valsin me makinën larëse-tharëse
dhe i ndukte flokët, duke pritur t’i rregullonte,
unë i çoj rrobat në lavanteri
dhe jetoj në një shtëpi me pluhur,
megjithëse më pëlqejnë vërtet shtëpitë e pastra
po aq sa çdokujt tjetër.
Unë jam aq grua
sa ta dua zënien e brumit të bukës,
po aq sa të ndiej
tastierën e makinës së shkrimit
nën gishtat e mi
butë-butë
dhe të mbushem me aromën e rrobave të lara
dhe supës që zien.
Ato janë po aq të dashura për mua
sa aroma e letrës dhe bojës.
Do të doja të mos kishte një zgjedhje,
do të doja të mos ishin dy gra,
do të doja që ditët të ishin më të gjata,
por ato janë të shkurtra,
Kështu që unë shkruaj,
ndërsa pluhuri bëhet togje.
Ulem pranë makinës së shkrimit
duke kujtuar gjyshen time
dhe të gjitha nënat e mia
dhe minutat që humbnin,
duke i dashur shtëpitë më tepër se veten,
ndërsa burri që unë dua pastron kuzhinën
duke murmuritur vetëm pakëz,
sepse ai e di
që pas gjithë këtyre shekujve
është më e lehtë për të
se për mua.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Moskë, 23 mars 1949: Shënime nga biseda sekrete e Stalinit me Enver Hoxhën

Lidhja islamike, që u shndërrua në Lidhjen shqiptare

Picasso nuk ishte përbindësh

JO FORT E LEHTË ...

Armët e Skënderbeut janë edhe në Venecie!?

Bashkëjetesa te shqiptarët në kontekstin multikulturalist të proceseve globalizuese

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin