Sipas tij, veprimet e fundit të qeverisë së Serbisë “ia kanë ngulur “thikën në shpinë serbëve të Kosovës”.

“E ftoj presidentin e Serbisë që ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë dhe të mos nisë me vendosjen e kufijve, dhe të mos lëvizë ka këto të ashtuquajtura pilot-projekte”, tha Jaksic.


Ai ka thënë se kufijtë në mes të Kosovës e Serbisë nuk po i vendos vetëm Prishtina, KFOR-i e EULEX-i, por edhe vetë presidenti i Serbisë.

Serbët e veriut të Kosovës kundërshtojnë zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit(IBM), sepse konsiderojnë se me këtë do të vendosen kufijtë me Serbinë.

Ata refuzojnë të marrin dokumente të Kosovës, siç parashihet me këtë marrëveshje të arritur në Bruksel. /Telegrafi/