Këtë vit Kosova i është bashkuar shumë shteteve në botë me organizimin e Global Mentoring Walk, me temën “Fuqizimi i Guas Ndërmarrëse”, e cila ka për qëllim fuqizimin e gruas në Kosovë në krijimin e bizneseve nga gatë.
Po ashtu, këtij eventi i parapriu një ecje e grave nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu”.
Në këtë event u tha se gratë në Kosovë ende vazhdojnë të mos trajtohen të barabarta.
Melita Ymeraga, themeluese e kompanisë “Melita&Partners”, e cila ofron shërbime konsulente në zhvillimin e sistemeve financiare të bazuara në softuerin QuickBooks, tha se sot janë bërë bashkë 100 gra të fuqishme ndërmarrëse në Kosovë të cilat krijojnë vende pune dhe mbajnë familjet e tyre.
“Tejkaluam synimet tona, të cilat në fillim na dukeshin shumë ambicioze, 50 mentore dhe 50 të mentoruara, pra 100 gra të fuqishme ndërmarrëse në Kosovë, 100 biznese të cilat krijojnë vende të punës dhe mbajnë familje i bëmë sot bashkë. Puna vullnetare është po ashtu angazhimi edhe i juaja mentorë të cilat keni arritur në karrierë dhe jeni të gatshme të ndani dhe të investoni nga koha juaj në ndërmarrje të reja, të cilat kanë nevojë të zhvillohen në fusha të caktuara. Kur ne gratë ndihmojmë njëra tjetrën atëherë bëhemi me të fuqishme”, tha Ymeraga.
Përmes një videomesazhi, eventin në Prishtinë e ka përshëndetur edhe drejtoresha e “Vital Voices” me seli në Uashington, Alyse Nelson.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u tha grave ndërmarrëse se vetëm duke mbështetur njëra-tjetrën dhe duke ia zgjatur dorën atyre që kanë nevojë, mund të arrijnë ndryshimin që duan dhe synojnë.
“Fatkeqësisht gruaja kosovare ende nuk shihet dhe nuk trajtohet si e barabartë me kolegët e saj meshkuj. Në punë ajo ende përballet me barriera të shumta ligjore, strukturore por edhe ato kulturore. Pengesat ligjore për pjesëmarrjen e grave në ekonomi përfshinë kufizimet në lirinë e tyre, në të drejtat mbi pronën, në trashëgimi, mungesën e qasjes në shërbimet financiare dhe mungesën e mbrojtjes adekuate ligjore nga dhuna që nënshtrohen. Mungesa e edukimit adekuat dhe diskriminimi në baza gjinore e dekurajojnë gruan në Kosovë që të synoj poste udhëheqëse apo menaxheriale si në sektorin publik, por edhe në atë privat”, tha Jahjaga.
Fuqizimi i gruas në Kosovë, Jahjaga tha se ishte një ndër prioritetet e saja sa ishta presidente. Derisa, shtoi se i vije keq që të njëjtat shqetësime që kishte për gratë në vitin 2011, kur u zgjodh presidente, i duhet të flas edhe sot.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, theksoi domosdoshmërinë e ndihmës për gruan sipërmarrëse.
Ai u shpreh i gatshëm që të bëjë gjithçka si institucione për t’i ndihmuar gratë, sepse është në interes të tyre.
“Besoj se ky program duke mentoruar ato femra që kanë qëllime të krijojnë një biznes, apo të ndjekin ndonjë karrierë specifike besoj se është interes i madh dhe duhet të përkrahet nga të gjithë ne, si nga institucionet, po ashtu edhe nga individë të ndryshëm në Kosovë. Ne në MZHE më herët, në vitin 2016 ka filluar programi Women Online Work e cila ka pasur qëllim dhe akoma vazhdon që t’i trajnoj dhe t’iu jap shkathtësi femrave që të krijojnë vende pune, pra vetëpunësim, nga punët që mund të marrin online dhe një gjë e tillë ka rezultuar të jetë e suksesshme”, theksoi Lluka.
Ky organizim u bë i mundur edhe me përkrahjen e donatorëve. Argjentina Grazhdani, menaxhere e programeve në PPSE, tha se pavarësisht donatorëve, është vullneti i grave kryesori për ngritjen e të drejtave të grave.
“Ishte tepër e fuqizuar kur iu bashkëngjita marshin të grave me 8 mars. Kjo nuk do të thotë që gratë i kanë të drejtat e mira në Kosovë, mirëpo, ka shenja pozitive, e ato nuk janë të mundshme as me mbështetjen e donatorëve, nuk është e mundshme pa vullnetin e grave në Kosovë”, u shpreh ajo.
Organizimi i këtij eventi u bë nga “Melita@Partners”, si organizatore e caktuar nga “Vital Voices”, me seli në Uashington, por edhe e partnerëve lokal, PPSE-ja, USAID-i dhe Banka Ekonomike.
Organizime të ngjashme do të mbahen edhe viteve tjera, në komuna të tjera të Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës