LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Dhunimet në Kosovë kanë qenë mjet lufte i Serbisë

Jahjaga: Dhunimet në Kosovë kanë qenë mjet lufte i Serbisë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e angazhuar për të vërtetën e dhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë ka folur për tabutë mbi këtë temë, si edhe pse nuk ka padi të mjaftueshme kundër dhunuesve.

Jahjaga në një intervistë për Deutsche Welle theksoi se dhunimet në Kosovë kanë qenë mjet lufte i Serbisë.

“Është e vërtetë që në këto 20 vitet e fundit po flitet për numrin rreth 20 mijë gra dhe burrave, të cilët janë dhunuar gjatë luftës në vitin 1998-99 në Kosovë ku trupi i tyre është shndërruar në një lloj fushë beteje dhe ku dhunimi është përdorur si mjet i luftës ndaj qytetarëve të pafajshëm të Kosovës të ushtruar nga ana e forcave ushtarake policore dhe paramilitare të regjimit të Millosheviçit. Këto të dhëna burojnë nga raportet e shumta të organizatave të shumta edhe në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, të cilat janë marrë kryesisht me krime të luftës dhe një nga këto raporte është ai i Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, pastaj edhe nga raportet e shumta që janë për mbrojtjen e grave edhe shumë e shumë raporteve të tjera, të cilat janë marrë si pjesë e hulumtimeve të shumta dhe studimeve që janë bërë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë”, tha ajo.

“Ne e dimë shumë mirë dhe jemi dëshmitarë vetë, unë personalisht këto 10 vitet e fundit që jam marrë në mënyrë aktive me këtë çështje dhe me këtë kauzë, ka qindra gra dhe qindra burra të cilët i kam takuar brenda Kosovës. Në qoftë shohim edhe në rajon kemi mbi 44 mijë të dhunuar që janë në Bosnjë dhe Hercegovinë, kemi mbi 7 mijë që janë në Kroaci, kështu që sillen statistika mbi 70 mijë apo 80 mijë gra dhe burra të dhunuar vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor apo të Evropës Juglindore”, u shpreh ish presidentja.

Jahjaga ka folur edhe për atë se çfarë po bën Kosova përkatësisht institucionet e saj për këtë çështje dhe përkundër asaj që ka një ligj për njohjen e statusit të viktimave të dhunimit, numri i aplikacioneve deri tani është tejet i vogël…

“Po shumë e vërtetë. Të kthehem pak më mbrapa këtyre 20 viteve të fundit. Ndoshta ne nuk i kemi kushtuar atë rëndësi që është dashur t’i kushtojmë si familje, si shoqëri, por edhe si institucione sa i përket të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës sepse unë i shmangem terminologjisë ‘iktima’, sepse këta dhe këto janë të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës. Përplot 15 vite kjo temë ka qenë temë tabu, ka qenë një temë e cila në njëfarë mënyre është tentuar të mbahet në heshtje përbrenda familjeve tona, përbrenda rrethit tonë, përbrenda shoqërisë.

T’i kthehemi numrit, po është shumë e vërtetë që deri më tani nga muaji shkurt i vitit 2018-të kemi vetëm rreth 1,400 të mbijetuar gra dhe burra, të cilët kanë aplikuar për të drejtën e tyre ligjore për statusin e tyre si viktima civile të luftës dhe në qoftë se nuk gabohem rreth 900 prej tyre vetëm kanë marrë të drejtën dhe u është miratuar statusi si viktima civile të luftës.

Arsyeja se përse ndoshta nuk kemi numër më të madh është e ndërlidhur me dy apo tri elemente: e para është, sepse pa marrë parasysh që kemi bërë shumë punë në këto 10 vitet e fundit, ende jemi shumë larg sa i përket adresimit të stigmës, të cilat i rrethojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, turpit me të cilin ata ose ato ballafaqohen lidhur me atë se çfarë iu ka ndodhur padrejtësisht atyre.

Element tjetër, i cili i dekurajon të mbijetuarit që të marrin hapin drejt kërkimit të të drejtës së tyre ligjore është po ashtu edhe mungesa e mirëfilltë e qasjes në drejtësi sepse deri më tani nuk kemi asnjë nga kryerësit e këtyre veprave makabre, i cili është i dënuar dhe ka marrë dënimin meritor për këto krime që ka bërë padrejtësisht ndaj qytetarëve të pafajshëm të Kosovës.

E treta është sidomos kjo faza e këtij vitit të fundit që është jo vetëm vështirësi për Kosovën, por ka qenë edhe një sfidë për të gjithë botën që jemi ballafaquar me pandeminë e COVID-19 dhe ju e dini shumë mirë se në bazë të kërkesave dhe aplikacioneve për ruajtjen e konfidencialitetit të secilit aplikant në procesin e verifikimit të statusit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kërkohet që ky proces të realizohet në rrethana shumë konfidenciale dhe të bëhet me prezencë fizike dhe ky viti i fundit ndoshta e ka pamundësuar deri në njëfarë mase që gratë dhe burrat të marrin hapin e konsideruar duke marrë parasysh këto rrethana të mbajtjes së distancës dhe të tjerat në mënyrë që t’i dekurajoj për aplikimin dhe kërkesës të së drejtës së tyre.

Mirëpo, ne kemi ende punë për të bërë, për të ngritur vetëdijen e qytetarëve, për të ngritur vetëdijen ndaj të mbijetuarëve sepse nuk është turpi i tyre, por turpi është i atyre që i kanë kryer këto vepra. Të mbijetuarit duhet të kërkojnë të drejtën e tyre ligjore të tyre që u përket”, tha ndër të tjera Jahjaga.

Ish presidentja ka folur edhe rreth asaj se çfarë kanë bërë institucionet e drejtësisë, në ngritjen e akuzave ndaj dhunuesve, sa ka bërë Kosova për sensibilizimin e kësaj çështjeje në arenën ndërkombëtare, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori