LAJMI I FUNDIT:

Jadon Sancho fiton penallti për Dortmundin, por bashkëlojtari i tij nuk e lejon ta ekzekutojë atë

Jadon Sancho fiton penallti për Dortmundin, por bashkëlojtari i tij nuk e lejon ta ekzekutojë atë

Jadon Sancho fitoi një penallti për Borussia Dortmundin në duelin ndaj Kolnit në Bundesliga, por nuk u lejua që ta marrë përsipër ekzekutimin e saj nga një bashkëlojtar i tij.

Reprezentuesi anglez luajti ndeshjen e tij të dytë për Dortmund, që prej se iu ribashkua atyre në formë huazimi nga Manchester United më herët gjatë këtij muaji.

Sancho kishte probleme fizike për shkak të përjashtimit të tij prej katër muajsh nga ekipi i parë i United, mirëpo kjo nuk e pengoi atë që të dhurojë një performancë të mirë për 36 minuta lojë, në përballjen ndaj Darmstadt-it javën e kaluar, ku aty dhuroi një asistim.


Tani në ndeshjen e tij të dytë pas ribashkimit me klubin, Sancho fitoi një penallti në minutat e para të pjesës së dytë.

Ai u fut me shpejtësi brenda zonës së rrezikshme dhe u ndal me faull nga qendërmbrojtësi danez, Rasmus Cartensen.

Sulmuesi gjerman, Niclas Fullkrug, mori përgjegjësinë për të ekzekutuar penalltinë dhe këtë e bëri me sukses duke shënuar për 2-0.

Sipas gazetarit të Sky Germany, Patrick Berger, ani pse Sancho ‘iu lut’ 30-vjeçarit që ta marrë përsipër penalltinë, Fullkrug e refuzoi kërkesën e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori