LAJMI I FUNDIT:

Jack Ma i Alibaba dikur luajti në një film kung fu: Gjashtë momentet më ekstravagante të njeriut më të pasur në Kinë

Jack Ma i Alibaba dikur luajti në një film kung fu: Gjashtë momentet më ekstravagante të njeriut më të pasur në Kinë

Bashkëthemeluesi i Alibaba, Jack Ma – njeriu më i pasur në Kinë, për të festuar fundin e 20 viteve të tij duke udhëhequr tregun në internet, festoi pensionimin e tij me një festë prej 60,000 personash në një stadium me madhësi olimpike.

Por kjo nuk është gjëja e parë “e veçantë” të cilën e bëri një prej drejtuesve më të lartë të Alibaba.


Dhe nuk është i vetmi Jack Ma që nuk dëshiron të tregohet “i madh”.

Pasardhësi i Ma, Drejtori i Përgjithshëm i Alibaba, Daniel Zhang, mban një profil kaq të ulët saqë prindi i një punonjësi dikur e gaboi atë për një rojtar në selinë e Alibaba, sipas Bloomberg.

Por cilat janë disa momentet më ekstravagante të kohës së Jack Ma në Alibaba?

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, çdo vit në muajin maj, Ma zyrtarizon një dasmë masive për punonjësit e Alibaba.

Kështu, në festimet për “Ali Day” – ndodh “ekstravaganca vjetore” e kompanisë për nder të punonjësve të kompanisë dhe familjeve të tyre – Ma gjithmonë “marton” 102 çifte që punojnë për të.

Madje ngjarja e vitit 2019 ishte transmetuar drejtpërdrejt nga Youku, një shërbim për ndarjen e videove në pronësi të Alibaba.

Aty Ma tërhoqi vëmendjen pasi inkurajoi çiftet që të bëjnë shumë seks dhe të lindin fëmijë.

Dasma nuk është një ceremoni ligjore, por një festë e të gjithë çifteve Alibaba që janë martuar gjatë vitit të kaluar.

Veç kësaj, Ma vallëzoi në një ceremoni ndërsa kishte veshur kostumin ikonik të yllit Michael Jackson.

Në mes të performancës, Ma hoqi maskën e tij për të zbuluar identitetin e tij para audiencës.

Ai gjithashtu u ngjit në skenë në një festival muzikor në tetor të vitit 2017, ku ai dhe këngëtari kinez Li Jian performuan për publikun.

Ma doli në skenë me xhinse dhe syze dielli dhe ishte një surprizë për audiencën.

Alibaba prodhoi edhe një film kung fu në vitin 2017 – dhe Ma luajti në të.

Në filmin 20-minutësh, Ma lufton tetë sulmuesit me aftësitë e tij tai chi, raportoi më parë Business Insider. Mbi 100 milionë njerëz e panë filmin në internet, përcjell Telegrafi.

Dhe pastaj, natyrisht, ishte festa e 60,000 personave të Alibaba në shtator të vitit 2019, ku njëkohësisht festohej 20 vjetori i Alibaba dhe pensionimi i Jack Ma.

Festa u mbajt në një stadium Olimpik dhe paraqiti një procesion të punonjësve që kujtojnë “Paradën e Kombeve të Lojërave Olimpike”, sipas The Wall Street Journal.

Pas festës, Ma i dhuroi secilit punonjës të Alibaba një shishe verë të përpunuar në fabrikën e Ma në Francë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Kalo në kategori