"Ja pse të urren e gjithë bota" - kur Vinicius po gëzohej për kartonin e kuq, lojtari kundërshtar nuk i kurseu fjalët

Sulmuesi brazilian Vinicius Junior hyri në lojë në ndeshjen midis Getafes dhe Real Madridit (0-1) në minutën e 55-të, dhe sipas mediave spanjolle, tensionet në këtë ndeshje u ngritën pikërisht për shkak të tij.
Kylian Mbappe shënoi golin e vetëm në minutën e 80-të kundër vendasve, të cilët patën dy lojtarë të përjashtuar - Allan Nyom në minutën e 77-të dhe Alex Sancris shtatë minuta më vonë.
Vinicius po kënaqej pasi Sancris u përjashtua dhe përsëriti "Jam shumë i mirë", dhe rivali i tij Juan Iglesias iu afrua dhe i tha "kjo është arsyeja pse e gjithë bota të urren" dhe shtoi: "Mëso nga shokët e ekipit".
Que puto asco da Vinicius, es el anti fútbol en persona pic.twitter.com/ZytRaO1sS3
— Jeff (@JeffFcb14) October 19, 2025
Iglesias aludoi për faktin se Militao dhe Mbappe u përpoqën ta qetësonin Viniciusin.
Rastësisht, komunikimi u zbulua nga lexues të buzëve të punësuar nga televizioni Movistar.
Vinicius nuk u përplas vetëm me Iglesias, ai pati edhe një përballje verbale me trajnerin e Getafes, Jose Bordalas, i cili e zbuloi këtë pas ndeshjes.

"Pasi Nyom mori karton të kuq menjëherë pasi hyri në lojë, Vinicius erdhi tek unë dhe tha se bëra një lëvizje të mirë me zëvendësimin. Nuk ke nevojë ta bësh këtë, nuk ke nevojë të më provokosh", deklaroi Bordalas. /Telegrafi/


















































