Bashkimi Evropian gjatë këtij muaji ka dhënë 29 kontrata me vlerë prej 10.8 milionë eurosh në mbështetje të sektorit privat të Kosovës dhe për përmirësimin e qasjes në tregun e punës, për rritjen e perspektivave të punësimit për të rinjtë, gratë dhe grupet e pafavorizuara në Kosovë.
Projektet e siguruara mbështesin edhe edukimin gjatë fëmijërisë së hershme përmes ndërtimit të gjashtë kopshteve të reja.
“Fusha të tjera të mbështetjes përfshijnë infrastrukturën rrugore dhe mbështetjen e binjakëzimit për zbatimin e direktivës së BE-së për shërbimet duke iu ndihmuar bizneseve dhe konsumatorëve të Kosovës. Kjo asistencë e BE-së është pjesë e zarfit të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) 2016, shuma totale e të cilit është 71 milionë euro”, thuhet në njoftimin për media.
Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog shprehu kënaqësinë për mundësinë e dhënies së kontratave.
“Në javët e fundit, BE-ja ka nënshkruar një numër kontratash dhe kështu e ka përfunduar kontraktimin e Programit Vjetor IPA të vitit 2016. Nga këto projekte përfitojnë drejtpërdrejt 13 biznese, ato mbështesin dhe krijojnë 281 vende pune, duke përfshirë grupet e pafavorizuara, dhe ofrojnë pajisje të nivelit më të lartë për kopshte për rreth 700 fëmijë nëpër Kosovë: në Prishtinë, Mazgit, Gjilan, Gllogoc, Skënderaj dhe Vitomiricë”, tha Szunyog.
Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) është instrumenti kryesor financiar që siguron mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Mbështetja shërben për miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike të kërkuara për të qenë në pajtueshmëri me vlerat e Bashkimit Evropian dhe për përputhshmëri progresive me rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim anëtarësimin në BE. Asistenca kontribuon në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e përfituesve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale